Cakolli: Serbia po e përdorë veriun e Kosovës si mjet/Kjo gjë u minimizua nga prania e KFOR-it

Lajme

Cakolli: Serbia po e përdorë veriun e Kosovës si mjet/Kjo gjë u minimizua nga prania e KFOR-it

Nga: M.L. Më: 27 shtator 2021 Në ora: 20:06
Eugen Cakolli

Hultumtuesi i Institutit Demokratik të Kosovës, Eugen Cakolli konsideron se Serbia po e përdor veriun e Kosovës për ta mbajtur dialogun dhe situatën e përgjithshme në status-quo, para zgjedhjeve presidenciale atje.

Për Serbinë, më shumë se qëllim, veriu i Kosovës është mjet. Mjet për t'a mbajtur dialogun dhe situatën e përgjithshme në status-quo, e që aktualisht më së shumti i konvenon Serbisë. Kjo sidomos duke ditur se pas disa muajsh Serbia do të mbajë zgjedhjet presidenciale dhe ato parlamentare”, shprehet Cakolli.

Po ashtu, ai thote se qartazi u tentua që Kosova të paraqitet si pala destruktive që nuk pranon zgjidhje të problemit përmes dialogut.

Zhvillimet e fundit atje nga pala serbe, janë më shumë defilime përmes së cilave qytetarët lokal serb instrumentalizohen duke u mbajtur "peng" i rrezikut imagjinar të një intervenimi spastrues nga autoritetet kosovare. Veçse, kësaj here duket që parashikimet do të dalin ndryshe”, shprehet ai.

Kështu sipas tij, përveç se me shumë gjasë vendimi i Qeverisë për targat e përkohshme do të mbetet në fuqi, "bakshish" ka gjasa t'u mbeten edhe forcat e KFOR-it, që do ta minimizojnë edhe më shumë potencialin e ndonjë veprimi tjetër kriminal nga strukturat paralele atje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat