Kur drejtësia triumfon/Mazrekaj kujton 19 vjetorin e atentatit dhe katër vjetorin e dënimit të terroristit që dërgoi “granatën ruse”

Lajme

Kur drejtësia triumfon/Mazrekaj kujton 19 vjetorin e atentatit dhe katër vjetorin e dënimit të terroristit që dërgoi “granatën ruse”

Nga: M.L. Më: 27 shtator 2021 Në ora: 22:59
Xhevdet Mazrekaj

Botuesi i gazetës kombëtare “Bota sot”, Xhevdet Mazrekaj, njoftoi se sot janë bërë 19 vjet nga atentati ndaj tij, familjes së tij dhe stafit të gazetës, që kishte ndodhur në Cyrih.

Po në të njëjtën ditë, më 27 shtator 2017 Gjykata Federale e Zvicrës kishte dënuar me 10 vjet burg personin që kishte dërguar “granatën ruse” në adresë të gazetës “Bota sot”.

Edhe sot kur e mendoj më duket e pabesueshme se me çfarë rreziku jemi përballur, pasi fuqia shpërthyese e “granatës ruse” ishte e madhe. Pra, shpëtuam për një fije floku. Nuk e di në ishte zoti apo fati që na shpëtoi nga më e keqja, por e di se nëse paketimi në formë dhurate do të hapej në mënyrën se si e kishte përgatitur atentatori, sot sigurisht se nuk do të ishim gjallë”, shpjegon Mazrekaj në postimin e tij.

Kujtojmë se autori ishte zbuluar nga policia zvicerane me anë të shenjave të gishtërinjve.

Më poshtë e gjeni postimin e plotë të Mazrekajt në Facebook:

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat