Zëdhënësi i VV-së: Zv. Kryeministri Bislimi po keqkuptohet qëllimshëm

Lajme

Zëdhënësi i VV-së: Zv. Kryeministri Bislimi po keqkuptohet qëllimshëm

Nga: M.L. Më: 30 shtator 2021 Në ora: 10:32
Arlind Manxhuka

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka ka thënë se deklaratat e zv. Kryeministrit, Besnik Bislimi lidhur me marrëveshjen me Serbinë në Bruksel po keqkuptohen qëllimshëm.

Sipas tij, nga pikat kufitare do të jetë Policia e Kosovës dhe se njësia Speciale do të zëvendësohet nga KFOR-i.

ashtu, Manxhuka thotë se reciprociteti me targa do të mbetet në fuqi.

Tre keqkuptime të qëllimshme nga deklarata e zv. Kryeministrit Besnik Bislimi: 1. Në pikat kufitare do të jetë Policia e Kosovës, pra SHTETI i Kosovës, vetëm Njësia Speciale zëvendësohet me KFOR; 2. Parimi i reciprocitetit mbetet në fuqi, siç bëhet me targat e Kosovës do të bëhet edhe me ato të Serbisë;”, u shpreh Manxhuka.

Në fund ai tha se targat KM (akronimi serbisht për Komunën e Mitrovicës) nuk përbëjnë përjashtim, ato janë dhe mbeten ilegale për shtetin e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat