Paralajmëron Vuçiqi: Kosova po përgatitë edhe një sulm me njësitet speciale

Lajme

Paralajmëron Vuçiqi: Kosova po përgatitë edhe një sulm me njësitet speciale

Më: 16 tetor 2021 Në ora: 15:53
Aleksandër Vuçiq

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se “Policia e Kosovës së shpejti do të ndërmarrë një aksion tjetër, i atij lloji siç u krye të mërkurën”.

Ata do të dërgojnë njësitet në një “vend shqiptar” për të thënë se gjithë kjo është luftë kundër krimit dhe korrupsionit”, ka deklaruar Vuçiq për televizionin proqeveritar serb “TV Prva”

Ai gjithashtu ka deklaruar se komuniteti serb duhet të marrë pjesë në zgjedhje të dielën, por se “ai nuk e di çfarë vendimi do të marrin përfaqësuesit e tij”.

Ata sot do të marrin një vendim, zemrat e tyre thonë jo, por unë mendoj se ata duhet të marrin pjesë. Çfarëdo vendimi që ata të marrin, ne do të jemi me ta”, ka thënë Vuçiq.

Ai ka thënë se lajmin nëpër media se veprimi i policisë së Kosovës ishte kaos për të cilin kishte nevojë Vuçiqi, dhe farsa se Republika Serbe po krijohet në prapavijë, “ka për qëllim shkatërrimin e Serbisë”.

Në tekstin e medias së një tajkuni në Serbi, i cili pastaj u transmetua në mediat në rajon, kishte një qëllim, e ai është rrënimi i Serbisë. Për të qenë të qartë, djemtë tanë që morën pjesë në barrikada u grindën me drejtorin e Trepçës Dimkiq, ndërsa unë vetëm u përpoqa ta qetësoj situatën”, ka pretenduar Vuçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat