Qytetari i “çmendur” për rezultatin e PDK-së në Skenderaj: Sami baba, urime Drenicë

Lajme

Qytetari i “çmendur” për rezultatin e PDK-së në Skenderaj: Sami baba, urime Drenicë

Më: 20 tetor 2021 Në ora: 11:13
Qytetari

Një festë të ‘çmendur’, me armë e fishekë zjarri e bën drenicakët mbrëmjen e së dielës, ditën kur u mbajtën zgjedhjet lokale në Kosovë.

Ende pa u shpallur rezultatet preliminare, qytetarët e Skenderajt bllokuan rrugët, siç thanë ata për të festuar fitoren e Partisë Demokratike të Kosovës në këtë qytet.

E pas festës që u bë në Skenderaj, në rrjetet sociale filluan të qarkullojnë edhe video të shumta të qytetarëve, të cilët të entuziazmuar u deklaruan për rikthimin e PDK-së në Skenderaj.

@tok_shoot

#foryou #fypシ #kosova #prishtina #kosovo #albanian #gerrnaqat

♬ original sound - Tik'Tok_Shqip

Në rrjete sociale është duke qarkulluar me të madhe edhe video e një djaloshi të Skenderajt, i cili dëgjohet duke brohoritur “Sami baba”.

“Sami baba, PDK e ka meritu, urime Drenicë, urime Sami Lushtaku, urime Fadil Nura. I thonë Sami baba se ka punu për Drenicën”, thotë qytetari derisa deklarohet për PDK-në.

Video e këtij qytetari ka marrë komente e shpërndarje të shumta.

Ndryshe, zgjedhjet lokale janë mbajtur më 17 tetor, kurse PDK ka marrë 57,99% të votave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat