Kllokoti pas zgjedhjeve: “Njerëzit po detyrohen të ikin”

Lajme

Kllokoti pas zgjedhjeve: “Njerëzit po detyrohen të ikin”

Më: 20 tetor 2021 Në ora: 19:31
Kllokot

Komuna e Kllokotit është një prej dhjetë komunave të banuara me shumicë serbe në Kosovë.

Kllokoti është e vetmja komunë me shumicë serbe, ku Lista Serbe nuk fitoi në raundin e parë të zgjedhjeve lokale të 17 tetorit.

Kjo parti, që ka mbështetjen e Beogradit zyrtar, fitoi pa problem në nëntë komuna të tjera të banuara me shumicë serbe.

Siç thanë disa prej banorëve të anketuar nga Radio Evropa e Lirë, në raundin e balotazhit ata do të votojnë për kushte më të mira të jetesës.

Qytetarët thanë se banorët e kësaj komune po detyrohen të largohen nga ky vendbanim, jo për shkak të problemeve politike, por për shkak të problemeve ekonomike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat