“Kur fol Albin Kurti në mbledhje, a thoni secili po, apo të gjithë njëzëri”, ja si përgjigjet Matoshi

Lajme

“Kur fol Albin Kurti në mbledhje, a thoni secili po, apo të gjithë njëzëri”, ja si përgjigjet Matoshi

Më: 28 tetor 2021 Në ora: 13:15
Adriana Matoshi

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Adriana Matoshi nuk i ka shpëtuar disa pyetjeve ngacmuese rreth partisë së saj në një intervistë nga CoolNFresh.

Matoshi u pyet nga moderatori i këtij emisioni, nëse të gjithë anëtarët e LVV-së përgjigjen njëzëri kur flet lideri i partisë, Albin Kurti.

Kur fol Albin Kurti në mbledhje të partisë, a thoni secili “po”, apo të gjithë një zëri “pooo” – ishte pyetja drejtuar deputetes Adriana Matoshi.

Deputetja pasi qeshi me pyetjen e bërë, tha se lideri i partisë është shumë i përgatitur, prandaj pajtohen me atë se çka ai deklaron.

“Albini është person i përgatitur, që nuk ki nevojë me thanë jo nuk është ashtu. Nuk ki nevojë as me thanë po, se e dëgjon edhe e kupton se ashtu është”, deklaroi deputetja.

Moatoshi u pyet në shaka edhe për rezultatin e parisë së saj në raundin e parë të zgjedhjeve lokale 2021, por edhe për tema tjera. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat