Javën e ardhshme afati i fundit për Trepçën që të paguaj borxhin ndaj KESCO

Lajme

Javën e ardhshme afati i fundit për Trepçën që të paguaj borxhin ndaj KESCO

Më: 17 nëntor 2021 Në ora: 14:48
Foto ilustrim

Javën e ardhshme, më sakt më 22 nëntor, përfaqëson ditën e afatit të fundit që ndërmarrja “Trepca” duhet ta paguajë borxhin e energjisë elektrike ndaj Kompanisë për Furnizimin me Energji Elektrike (KESCO).

KESCO po kërkon të paguhet një pjesë e konsiderueshme e borxhit që në total arrin mbi 4.5 milionë euro, nga dy llojet e furnizimit, të rregullt e të parregullt.

Gjiganti metalurgjik nuk ka para për këtë, dhe po kërkon ndihmë nga qeveria. Por edhe pse kanë mbetur vetëm edhe tri ditë, zgjidhja nuk është gjetur ende.

Kryeshefi i Trepçës, Enis Abdurrahmani, nuk pranoi të martën të sqarohet para kamerës lidhur me këtë ultimatum me arsyen se ka shumë takime e ne nuk po e lejojmë të punojmë me pyetjet tona. Mirëpo ai shkurt na tha në telefon se ky borxh është i akumuluar ndër vite e po e pret ndihmën e qeverisë të cilën e ka informuar lidhur me këtë situatë.

Ministria e Ekonomisë nuk dha shumë detaje me përgjigje, por tregoi se po punon për dy lloje zgjidhjesh.

Ministria e Ekonomisë dhe Qeveria e Kosovës janë duke punuar në një zgjidhje afat-shkurtër për afatizimin e Trepçës. Për më shumë, ne jemi në diskutime të vazhdueshme me ZRrE, KEDS/ KESCO, Trepçën dhe të gjithë akterët relevantë për të gjetur një zgjidhje afatgjatë për të mbrojtur dhe zhvilluar industrinë në Kosovë”, thuhet në përgjigjen e ME-së për Klan Kosova.

Në anën tjetër, KESCO ka theksuar se nuk mund të tolerojë më, pasiqë ky borxh i madh e rrezikon furnizimin edhe te konsumatorët e thjeshtë. Kjo pasi importimi i rrymës është katërfishuar në çmim, për shkak të krizës energjetike.

E kemi mirëkuptuar Trepçën si konglomerat industrial, si jetik për Kosovën, mirëpo kjo nuk mund të vazhdojë pa kufi. Sepse edhe ne duhet t’i marrim mjetet për mallin që e kemi dërguar atje, në mënyrë që ta vazhdojmë kontinuitetin e shërbimeve”, deklaroi zëdhënësi i Viktor Buzhala.

Trepça është e varur kryekëput nga energjia elektrike. Nëse në horizontet e minierës ndalet rryma për vetëm tri orë, sipas inxhinierëve të saj, duhen disa vite për t’i riparuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat