Kështu u arrestua në Milano 19 vjeçarja nga Kosova, e dyshuar për terrorizëm

Lajme

Kështu u arrestua në Milano 19 vjeçarja nga Kosova, e dyshuar për terrorizëm

Më: 17 nëntor 2021 Në ora: 15:55
Arrestimi në Milano, 19 vjeçarja nga Kosova e dyshuar për terrorizëm

Një 19-vjeçare me origjinë nga Kosova u arrestua nga autoritetet italiane në mëngjesin e së mërkurës në Milano të Italisë.

Ajo dyshohet se ishte e involvuar në aktivitete terroriste.

Policia italiane ka publikuar pamje nga momenti i arrestimit të B.T.

Hetimi nisi pas një raporti të inteligjencës në lidhje me bashkëshortin e vajzës, një kosovar 21-vjeçar me të cilin u martua janarin e kaluar, i cili kishte lidhje me sulmuesin e Vjenës, Kujtim Fejzullai.

Vajza ishte zhvendosur në Milano disa muaj më parë në shtëpinë e vëllait të saj.

Siç raportojnë mediat italiane 19-vjeçarja ishte radikalizuar qysh nga mosha 16-vjeçare.

E dyshuara për terrorizëm njihet si përkrahëse e flaktë e Shtetit Islamik, raporton Italia 24 News përcjell Klankosova.tv.

19 vjeçarja ishte në kontakt të vazhdueshëm me burrin e saj dhe me diasporën kosovare të frymëzuar nga xhihadistët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat