Shokuese: A u vranë 45 shqiptarë në autobus nga shpërthimi i fishekzjarrëve dhe naftës së kontrabanduar!?

Lajme

Shokuese: A u vranë 45 shqiptarë në autobus nga shpërthimi i fishekzjarrëve dhe naftës së kontrabanduar!?

Nga: I. Morina Më: 24 nëntor 2021 Në ora: 10:40
Autobusi i shkrumbuar ku u mbytën 46 veta

A është e mundur që tragjedia në Bullgari me 46 të vdekur u shkaktua nga mallrat e kontrabanduara?

Zbritjet fantastike të çmimeve për turistë në bileta dhe akomodim, a ishin pjesë e skenarit mafioz për të mbuluar kontrabandën.

Një media maqedonase ka hedhur dyshimin, se autobusi po kontrabandonte naftë dhe fishekzjarre.

Ky informacion është shpërndarë edhe nga publicisti shqiptar, intelektuali Nijazi Muhamedi duke e përforcuar titullin në shqip, se nuk ka se si të ndodhte ndryshe kjo tragjedi. "Në këtë autobus ka patur për kontrabandim 30 mijë fishekzjarre dhe 1 ton naftë"...! Dhe pikë...!!!”

Ky informacion ka marrë jehonë, dhe debati ka vazhduar në faqen e Fb të Muhamedit. I pyetur për informacionin ai ka vazhduar me ndërtimin e kësaj hipoteze: ‘Do dalë puna zinxhir në përgjegjësi: lidhja e tyre me doganat turke, bullgare dhe maqedone, korrupsioni në kët lidhje, po mandej policia e dy anëve mund të jetë përfshirë aty sipas logjikës së punëve etj, etj.”, shkruan Muhamedi.

Sigurisht çmimi i naftës në Turqi do të jetë gjetur më lirë, dhe nëpërmjet shitjes së tij, do të nxirreshin humbjet nga çmimet e ulëta të biletave të udhëtimit, 80 euro.

Ndërsa, fitimi i fishekzjarrëve do të ishte i pastër.

Nëse ka ngjarë kjo, ky është një rrjet kriminal, që sigurisht se është i strukturuar edhe në polici e dogana, por vështirë se nuk është i përfshirë ndonjë politikan.

Më shumë se sa një vepër kriminale e kontrabandës, ky është një sulm ndaj qenies shqiptare, i shërbimeve inteligjente antishqiptare!

Një prapavijë e tillë e kontrabandimit mund të jetë duke ndodhur edhe në Kosovë. Agjenci të ndryshme Kosovë-Maqedonia, në vazhdimësi kanë bërë oferta me çmime që si imagjinon dot mendja, deri në 50 euro për person bileta dhe akomodimi dy netë në një hotel në Stamboll, me mundësi edhe mëngjesi në çmim.

Nga i sigurojnë fitimet atëherë këto agjenci, nëse nuk fitojnë asgjë nga bileta dhe asgjë nga akomodimi në hotel?

Është rast i mirë, dhe koha e duhur, që policia e Kosovës të kryejë hetime paraprake për të gjitha ofertat e agjencive, për të parë se mos merren me kontrabandë, dhe se turizmi është maska më e mirë, për të parandaluar zbulimin e kontrabandës gjatë kontrolleve kufitare.

Sipas raportimeve të deritashme në mediat e Ballkanit, policia bullgare ka deklaruar se autobusi është djegur për 2-3 minuta, gjë që ka bërë që numri i vdekjeve të jetë tragjik, tepër i madh.

“Sipas informacioneve nga hetimi, Infomax jozyrtarisht mëson se në pjesën e përparme të autobusit ka pasur një cisternë ilegal me kapacitet 1000 litra naftë që sigurisht ka ndikuar që ky aksident të kthehet në një tragjedi duke pasur parasysh dizajnin e çdo automjeti, kur kihet parasysh vendndodhja e rezervuarit, për të cilin parashikohen rregulla strikte sigurie”, shkruan kjo media.

Kjo media shkruan se fakti edhe më shokues është se, dyshohet se në autobus, po kontrabandoheshin fishekëzjarre. “Ajo që është më tronditëse, jozyrtarisht e zbuluar nga Infomax është se autobusi transportonte një sasi të madhe të lëndëve piroteknike që do të përfundonin në tregun maqedonas para festave të Vitit të Ri”.

Sipas këtyre burimeve përveç rezervuarit shtesë, autobusi kishte një magazinë të posaçme për kontrabandën e mallrave, ku ishin futur materialet piroteknike, në sasi “rreth 30 mijë fishekzjarrë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat