​1163 pacientë të hospitalizuar në Spitalin e Gjakovës për një muaj

Lajme

​1163 pacientë të hospitalizuar në Spitalin e Gjakovës për një muaj

Më: 3 dhjetor 2021 Në ora: 21:28
Foto ilustrim

Spitali i Gjakovës ka njoftuar se gjatë muajit nëntor janë hospitalizuar 1163 pacientë dhe janë kryer 191 operacione.

Gjatë këtij muaji kanë lindur 61 djem dhe 67 vajza.

“Sa i përket shërbimeve ambulatore janë kryer: 382 vizita mjekësore, 187 shërbime të CT-së, 1330 shërbime në Ro-Kabinet, 233 shërbime në Njësinë e Mjekësisë Fizikale.

Numri i pacientëve që kanë marrë shërbime në Laborator ka qenë 2563. Po ashtu, në repartin e Hemodializës janë kryer gjithsejtë 739 dializa”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat