“Kemi për të vra, nuk do t’i shpëtosh plumbit”/ Paraburgim për gruan që kanosi personin me të cilin bashkëjetoi

Lajme

“Kemi për të vra, nuk do t’i shpëtosh plumbit”/ Paraburgim për gruan që kanosi personin me të cilin bashkëjetoi

Më: 18 janar 2022 Në ora: 15:52
Foto ilustrim

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje tridhjetë (30) ditë, ndaj të pandehurës S.H për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën kanosja.

Masa e paraburgimit do të llogaritet prej  kohës së arrestimit 16.01.2022 dhe mund të zgjasë deri më datën 16.02.2022.

“Gjykata me rastin e caktimit të masës së paraburgimit ndaj të pandehurës ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar:

Më datë 19 korrik të vitit 2021, në orët e pasdites në Prizren, me qëllim të frikësimit ose shkaktimit të ankthit, e pandehura S.H., seriozisht e kanos personin tjetër me fjalë se do ta privojë nga jeta, këtu të dëmtuarin, në atë mënyrë që pasi e pandehura kanë bashkëjetuar për një kohë, me rastin e përkeqësimit të raporteve të tyre e pandehura e pakënaqur me këtë fillon që ta shqetësojë të dëmtuarin, ku ditën kritike përmes numrit të saj të telefonit i dërgon mesazh në telefonin e të dëmtuarit ku ndër të tjera e kanos me fjalët “… tash kemi për të vra se s’të kapi plumbi në Dibër tash vim te shpia jote se po të përcjellim, kemi qenë edhe mbrëmë te rruga yte por stë kemi parë, por diej që një ditë do të bish në dorë dhe ske me i shpëtue me plumbit si në Dibër”, me çka tek i dëmtuari ka shkaktuar frikë dhe ankth”, thuhet në njoftim.

Me rastin e caktimit të paraburgimit, Gjykata ka marrë parasysh faktin se e pandehura ka qenë e paarritshme për organet e ndjekjes nga dita kur e ka kryer veprën penale deri në ditën kur është ndaluar në vend kalimin kufitar, shton dyshimin e bazuar që me lënien në liri të saj, përkatësisht nëse asaj nuk i caktohet masa e paraburgimit, e njëjta mund të fshihet apo arratiset dhe me këtë rast të shmanget nga organet e drejtësisë dhe përgjegjësia penale.

“Nga të lartcekurat, Gjykata ka ardhur në se në rastin konkret caktimi i paraburgimit është i domosdoshëm dhe i arsyeshëm, për zhvillimin e rregullt dhe normal të procedurës penale, duke pasur parasysh faktet dhe rrethanat e lartpërmendura, mënyrën dhe rrethanat e kryerjes së veprës penale, në rastin konkret kemi të bëjmë me veprën penale të kanosjes, me të cilën vepër penale kanoset apo dëmtohet jeta dhe trupi i njeriut si një nga të drejtat elementare e fondamentale, andaj edhe Gjykata vendosi për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurës në kohëzgjatje prej një (1) muaji”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat