Marrëdhënia Kurti-Rama, ja nga çka kushtëzohet

Lajme

Marrëdhënia Kurti-Rama, ja nga çka kushtëzohet

Më: 23 janar 2022 Në ora: 18:28
Edi Rama dhe Albin Kurti

Për të dytën ditë me radhë dhjetëra qytetarë të Shqipërisë janë duke u kthyer në kufi në Morinë të Kukësit për shkak të vendimit të qeverisë së Kosovës për të mos lejuar qytetarët që nuk janë të vaksinuar me 3 doza.

Kledi Këlliçi, anëtar i kryesisë së Vetëvendosjes në Shqipëri, në lidhje me këtë në një intervistë me gazetarin Sebastian Zonja është shprehur se këtë mund ta shohim si problem që ka të bëjë me emergjencën sanitare. 

Ai tha se qeveria e Kosovës po mundohet që të qetësojë situatën pandemike brenda vendit.

Kledi Këlliçi: Nga qeveria Kurti është kërkuar forcimi i  sovranitetit. Mund ta shohim si një problem që ka të bëjë me emergjencën sanitare. Me të vërtetë jemi në kushtet kur kemi një lloj lirie, por në të njëjtën kohë akuzojmë qeverinë për mos mbulim të barnave që blihen, për kushtet sanitare. Shteti nuk ka mundësi të mbush humbjet që do të vinin nga një Lock Down. Qeveria e Kosovës po përpiqet që të jetë në një pikë të ndërmjetme. Po mundohet që të qetësojë situatën e pandemisë brenda vendit.

Ndërkohë i pyetur në lidhje me marrëdhënive të Edi Ramës dhe Albin Kurtit, ai u shpreh se është një marrëdhënie që kushtëzohet nga raportet që ka kreu i qeverisë shqiptare me presidentin serb Aleksandër Vuçiç. Ndër të tjera ai tha se Kosova është periferike në politikën e jashtme që kërkon të bëjë Rama

Kledi Këlliçi: Është një marrëdhënie e cila varet dhe kushtëzohet shumë nga raportet që ka Rama me Vuçiç në lidhje me Ballkanin e Hapur. Rama nuk ka qenë aq agresiv në raportet me Kosovën, saqë ka qenë në momentet që kërkonte të shtynte Ballkanin e Hapur. Rama ndoshta do të vazhdojë vetë iniciativën për Ballkanin e Hapur, sepse kam përshtypjen se politika e jashtme shqiptare ka marrë një kurs tjetër. Është një politikë e cila në njëfarë mënyrë kërkon të kopjojë edhe pozitën që është vendosur Serbia sot. Pra kërkon që të hyjë në fushën me dy porta ose tre. Kosova është periferike në  politikën e jashtme që kërkon të bëjë Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat