​Shtabi emergjent komunal i Shtimes vendos për masat e reja antiCOVID-19

Lajme

​Shtabi emergjent komunal i Shtimes vendos për masat e reja antiCOVID-19

Më: 25 janar 2022 Në ora: 19:16
Foto ilustrim

Shtabi Emergjent Komunal i Shtimes në mbledhjen e sotme të kryesuar nga kryetari Qemajl Aliu, ka diskutuar mbi gjendjen aktuale me pandeminë koronavirus në komunë dhe ka nxjerrë disa vendime me qëllim të parandalimit të përhapjes së virusit.

Puna në komunë do të organizohet vetëm me staf esencial dhe i gjithë stafi i komunës duhet të posedojnë certifikatën e vaksinimit me më së paku dy doza kundërCOVID ose dëshminë mjekësore nga mjeku specialist i fushës se kanë kundërindikacione dhe janë të liruar nga vaksinimi, të posedojnë testin RT- PCR negativ për COVID, jo më të vjetër se një javë, në mënyrë që t'ju lejohet hyrja në ambientet e punës.

Përgjegjësi i administratës obligohet të caktojë një apo më shumë persona përgjegjës që do të kontrollojnë posedimin e ndonjërës nga këto dëshmi. Po ashtu, përgjegjësi i administratës obligohet që të ndalojë rreshtimin apo tubimin brenda dhe jashtë ambienteve të punës, përveç nëse mbahet distancë fizike prej të paktën një metër nga grupet tjera të personave.

Procesi edukativ-arsimor në institucionet shkollore zhvillohet sipas rekomandimeve të IKSHPK-së. Ekipet Mobile në kuadër të QKMF-së, sipas nevojës do bëjnë testimin e mësimdhënësve dhe nxënësve.

Inspektorati Komunal në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, do të realizojnë inspektime të përbashkëta me qëllim të mbikëqyrjes së zbatimit të masave.

Biblioteka, Qendra rinore dhe Shtëpia e Kulturës lejohet të punojnë vetëm duke shfrytëzuar 30% të kapaciteteve të hapësirës.

Përgjegjësi i administratës duhet pajisur objektet me maska dhe dezinfektues për duar, në vende të dukshme në hyrje të komunës si dhe në ambientet e brendshme. Përgjegjësi i administratës obligohet që të kryejë dezinfektimin dhe ajrosjen e hapësirave të brendshme

Në hyrje të çdo objekti duhet të vendosen shenja paralajmëruese të rregullave të sjelljes për mbrojtjes nga COVID-19, si dhe ndalohet hyrja në ambientet e mbyllura pa maskë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat