Hykmete Bajrami i reagon ashpër Mimoza Kusarit

Lajme

Hykmete Bajrami i reagon ashpër Mimoza Kusarit

Nga: N. Sh. Më: 8 shkurt 2022 Në ora: 12:42
Hykmete Bajrami

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, edhe pas përplasjes në Kuvend ka reaguar ndaj deputetes së LVV-së, Mimoza Kusarit.

Ajo përmes një postimi në facebook, thotë se, Mimoza Kusari-Lila, ka shpifur kur tha se partia e saj nuk i ka dorëzuar komentet në Zyrën e Rregullatorit për Energji.

Ajo në rrjetin e saj social e ka publikuar dokumentin e protokolluar ku shihet se LDK-ja i ka dorëzuar në ZRRE komentet e saj.

“Shefja e grupit parlamentar të LVV-së sapo shpifi në seancë që LDK-ja nuk ka dorëzuar komente në ZRRE lidhur me dokumentin konsultativ të ZRRE-së. LDK-ja ka dorëzur komente në ZRRE, në ZKM, në MFT dhe në ME. Shihni dok. e protokoluar”, shkroi Bajrami.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat