Për 24 orë janë ngritur 57 aktakuza kundër 66 personave

Lajme

Për 24 orë janë ngritur 57 aktakuza kundër 66 personave

Më: 9 shkurt 2022 Në ora: 12:14
Foto ilustrim

Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se nga prokuroritë themelore janë ngritur pesëdhjeteshtatë (57) aktakuza kundër gjashtëdhjetegjashtë (66) personave, për vepra të ndryshme penale.

Ndërsa me urdhër të Prokurorit të Shtetit, për 48 orë janë ndaluar gjashtë (6) persona dhe janë paraqitur njëmbëdhjetë (11) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dymbëdhjetë (12) personave të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar tre (3) persona, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tre (3) personave, si dhe ka ngritur njëzetekatër (24) aktakuza kundër njëzetegjashtë (26) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka parashtruar tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për tre (3) të dyshuar. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar, ka bërë dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy (2) personave, si dhe, ka ngritur dy (2) aktakuza, kundër dy (2) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një (1) personi të dyshuar, si dhe, janë ngritur katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, në dy raste të ndara ka bërë dy (2) kërkesa për caktimin e paraburgimit për dy (2) persona, për shkak të veprës penale “Dhuna në familje”, po ashtu ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për shkak të veprave të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Institucionin e Kujdesit Shëndetësor, përkatësisht në Institutin e Psikiatrisë Forenzike në Prishtinë, kundër një (1) personi të pandehur dhe ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave, për vepra të ndryshme penale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat