Nesër, tetë orë pa ujë një pjesë e zonës Qendra në Pejë

Lajme

Nesër, tetë orë pa ujë një pjesë e zonës Qendra në Pejë

Më: 10 shkurt 2022 Në ora: 20:37
Foto ilustrim

Banorët e disa rrugëve në pjesën Qendra të Pejës të premten do të mbesin pa ujë të pijshëm prej orës 08:30 deri në orën 16:00, pasi do të sanohet një avari në një gyp furnizues.

Zyra për Media e Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Hidrodrini” në Pejë ka njoftuar se nesër do të zhvillohen punime në gypin furnizues DN 200, për çfarë rrjedhimisht do ketë edhe ndërprerje të furnizimit me ujë për konsumatorët që furnizohen nga kjo linjë.

Sipas njoftimit të KRU “Hidrodrini” nga ora 08:30 minuta e deri në ora 16:00 të ditës së nesërme, furnizimi do të ndërpritet për konsumatorët e Bashkësisë Territoriale “Qendra”, respektivisht ata të rrugëve “Mbretëresha Teutë”, “Toni Blair”, “Isa Demaj” dhe “Musa Haxhiu”.

“Punimet vijnë si shkak i një avarie në gypin furnizues DN 200, me vendlokacion në Rrugën ‘Enver Hadri’ ku ekipet kanë punuar edhe sot”, thuhet në njoftim.

“Për shkak të ndjeshmërisë së terrenit, objekteve në afërsi, nuk po ka mundësi të përdoret makineria e rëndë në sanim të problematikës dhe procesi i sanimit të defektit po ecën me dinamikë më të ngadaltë”, thuhet në njoftimin e KRU “Hidrodrini”.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat