Mediat serbe: Kolona veturash në Jarinje; deklarohen nga QMK

Lajme

Mediat serbe: Kolona veturash në Jarinje; deklarohen nga QMK

Më: 18 shkurt 2022 Në ora: 22:50
Foto ilustrim

Pritjet për të hyrë në Kosovë në pikën kufitare në Jarinje janë disa orëshe, raportojnë mediat serbe, sipas të cilave shkak janë stickersat (letërngjitësit).

Ndërkohë sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim kufitar në Kosovë, pritja për të lënë Kosovën në këtë pikë kufitare nuk është më e gjatë se 5 minuta.

RTV Kim raporton se gjendja është rënduar për shkak të ndërlikimeve që shkakton ngjitja e ngjitësve në vendkalim.

Më 20 shtator të vitit të kaluar, Qeveria e Kosovës ka vendosur reciprocitet në targa ndaj Serbisë. Ky vendim krijoi tensione në veri të vendit.

Por, më 30 shtator është arritur marrëveshja mes të dyja palëve me ndërmjetësimin e Brukselit, duke vendosur që automjeteve të të dyja palëve t’u vendoseshin letërngjitës që i mbulonin simbolet shtetërore.

Muajin e ardhshëm përfundon afati prej gjashtë muajsh për gjetjen e një zgjidhjeje afatgjate lidhur me çështjen e targave midis Kosovës dhe Serbisë, për të cilën pritet që gjatë këtij muaji të mbahet takimi i pestë me radhë ndërmjet dy palëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat