Gashi flet pas daljes nga “Lista e Zezë” e SHBA-së

Lajme

Gashi flet pas daljes nga “Lista e Zezë” e SHBA-së

Më: 11 prill 2022 Në ora: 23:52
Sabit Gashi

Ish-pjesëtari i Lëvizjes Kombëtare për çlirimin e Kosovës, Sabit Gashi, gjatë ditës së sotme është larguar nga “Lista e Zezë” e SHBA-së.

Gashi i ftuar në “Edicionin Special”, ka folur në lidhje me këtë dhe pasojat që ka pasë nga sanksionet për rreth dy dekada .

“Po të them të drejtën jemi lehtësuar mjaftë shumë, kemi bartur mbi dy dekada probleme mjaftë të larta, sanksione të mos lëvizim jashtë vendit, nuk kishim mundësi transferim të parave e shumë sanksione të tjera, në njëfarë mënyre kemi qenë mjaftë të sanksionuar”, është shprehur Gashi.

Gashi theksoi se lajmin për largimin e mori nga portalet, njëjtë sikurse para 21 viteve përmes gazetave.

“Sot e morëm vesh nga rrjetet sociale nga portalet siç edhe atëherë në vitin 2001 lajmin e kemi marrë nga gazetat”, shtoi.

Ai potencoi se të sanksionuarit kanë qenë nga të gjitha trojet shqiptare.

“Kemi qenë nga të gjithë trojet shqiptare më së shumti kemi qenë nga Kosova, Maqedonia e Presheva, e madje edhe nga Shqipëria”.

“Atëherë zoti Ali Ahmeti i cili ka qëndruar shumë shkurt në atë listë, në atë kohë u patë nënshkruar marrëveshje e Ohrit, e cila vuri fundin e luftës atje dhe u bë paqja ne Maqedoni”.

“Ne atëherë kishim, një aktakuzë me akuzën për destabilizim të rajonit, është lidhur edhe me luftën në Maqedoni, akuza ishte njëjtë për destabilizim të rajonit. Çështja e akuzave tona ishte mjaftë e rëndë ndoshta ishte çmimi i lirisë që duhej të vuanim”, shtoi ai.

Gashi ka kujtuar edhe mënyrën se si ishte arrestuar dhe larguar nga akademia e policisë.

“Në atë kohë isha duke punuar në akademinë e Policisë, atje më kanë arrestuar policia e UNMILK-ut, më kanë mbajtur për 10 ditë, pastaj nuk më kanë lejuar që të kthehem në akademinë e policisë”.

“Ishte arsyeja se gjoja se kemi arsyetuar persona, kemi favorizuar personat e luftës, kanë qenë disa akuza të njëpasnjëshme, të cilat gjykata i udhëzoi si të argumentueshme, ku edhe më liruan”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat