Arifi jep versionin e tij për zhvillimet në Preshevë

Lajme

Arifi jep versionin e tij për zhvillimet në Preshevë

Më: 13 prill 2022 Në ora: 23:40
Shqiprim Arifi

Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, ka treguar se si kanë shkuar ngjarjet deri në rrëzimin e Ardita Sinanit nga pozita e kryetares së Preshevës. Arifi thotë se ai i kishte fituar zgjedhjet në vitin e kaluar, por partitë tjera u bënë bashkë kundër tij që ta rrëzojnë.

Ai thotë se në 7 vitet e fundit, partia e tij i ka fituar zgjedhjet vazhdimisht.

“Varet prej perspektivës. Nga perspektiva e partive më të vjetra në Preshevë jemi ne problemi. Për nga perspektiva jonë janë ata për arsye se nuk po dalin gna qasja për kapje të pushtetit. Unë i kam fituar zgjedhjet e fundit. Por edhe para tyre. Non-stop i kemi fituar në 7 vitet e fundit. Jemi partia më e madhe e Preshevës dhe më e shtrira dhe në një moment të caktuar ato partitë tjera janë bërë bashkë. E kanë ndërtuar një koalicion të brishtë. Nuk ka qenë koalicion i drejtë pasi ka pasur pazare. Për ta treguar më mirë këtë është fakti që e kanë bërë me marrëveshje që dy vite të jetë një kryetar, e dy vite një kryetar tjetër. Rast i paprecedent”, tha ai.

Ai tregon pse ajo që bëri ai gjatë kësaj jave në Kuvendin e Preshevës nuk është “puç demokratik”.

“Partitë tjera janë bërë bashkë për ta lënë jashtë partinë fituese. Por e kanë krijuar një koalicion fragjil. I ndërlidhur me pazare e interesa të shumta  të cilat prej startit nuk e kanë pasur të drejtë. Pra nuk është puç demokratik. Aspak nuk i shkon këtij definicioni. Ardita ka pasur në fund të vitit me lënë se me lënë. Superkomunisti Ragmi Mustafa do të vinte pas”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat