Ky është i riu që vdiq sot në Suharekë, ishte djali i dëshmorit

Lajme

Ky është i riu që vdiq sot në Suharekë, ishte djali i dëshmorit

Më: 2 maj 2022 Në ora: 21:32
Foto ilustrim

Një 26 vjeçar nga Suhareka ka vdekur sot. Ai ishte pranuar në emergjencën e qytetit me plagë të rënda, të cilat dyshohet se janë shkaktuar nga arma e zjarrit. Mjekët nuk kishin arritur ta shpëtonin.

Policia e cila ka konfirmuar rastin ka thënë se “20 deri në 30 metra larg shtëpisë së viktimës, është gjetur një armë AK-47 e cila dyshohet se është përdorur në këtë rast.”

“Pas marrjes së informatës, njësitë e Policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes, në fshatin Greikoc të Suharekës dhe në një objekt përcjellës, 20 deri në 30 metra larg shtëpisë së viktimës, është gjetur një armë AK-47 e cila dyshohet se është përdorur në këtë rast. Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori i shtetit dhe rasti është duke u trajtuar si “Vdekje e dyshimtë”, ka deklaruar Vesel Gashi, zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit.

Ndërkohë është bërë e ditur se i ndjeri ishte Faton Haxhaj nga fshati Grejkoc. Ai ishte djali i dëshmorit Haxhi Haxhaj.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat