Akademiku serb: Interesi personal i Vuçiqit do të vendosë për sanksione ndaj Rusisë

Lajme

Akademiku serb: Interesi personal i Vuçiqit do të vendosë për sanksione ndaj Rusisë

Më: 3 maj 2022 Në ora: 09:26
Akademiku serb Lubomir Simoviq

Akademiku serb Lubomir Simoviq ka deklaruar se cilën anë do ta mbajë Serbia në konfliktin mes Perëndimit dhe Rusisë, do të varet nga interesi personal i presidentit serb Aleksandar Vuçiq dhe jo nga interesi i shtetit.

“Nuk e di se çfarë do të ndodhë në fund, por është e qartë se gjithçka është në dorën e një njeriu që nuk heziton të imponojë interesin e tij personal si interes shtetëror.

Ai i mban të gjitha dyert hapur: ai mbron anëtarësimin në Bashkimin Evropian (BE), por mban edhe Vullinin në qeveri, i cili po e ruan derën e Rusisë së Putinit”, ka thënë Simoviq për portalin serb Nova.

Ai ka thënë se në këtë “rrymim” nuk mund të qëndrohet përgjithmonë, dhe cila derë do të hapet e cila do të mbyllet do të varet nga ajo nëse situata në vend nuk ndryshon shpejt nga interesi personal i Vuçiqit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat