Reportazhi i ‘La Repubblica’ për arrestimin e Elsa Lilës

Lajme

Reportazhi i ‘La Repubblica’ për arrestimin e Elsa Lilës

Më: 5 maj 2022 Në ora: 23:08
Elsa Lila

Gazeta e njohur italiane, La Repubblica ka përshkruar në një reportazh të detajuar rolin e mafias shqiptare në Itali.

Ndër të tjera, aty përmendet edhe arrestimi i këngëtares Elsa Lila një muaj më parë, si e përfshirë në një bandë të trafikimit të narkotikëve.

Pjesë nga reportazhi:

Dokumentet gjyqësore janë plot me referenca emrash shqiptarë të lidhur në mënyra të ndryshme me krimin lindor: nga boksieri Orial Kolaj, te Yuri Sheleve apo Adrian Coman.

Marsin e kaluar, u shfaq edhe një këngëtare shqiptare, e dyshuar për lidhje me krimin shqiptar. Ajo quhet Elsa Lila dhe më parë fytyra e saj, me flokët e mbledhur në bisht ishte përjetësuar teksa zbriste shkallët e Ariston në Sanremo. Në vitin 2003 debutoi në festivalin e Sanremos dhe më pas rikthehej në të njëjtën skenë katër vite më vonë.

Elsa arrestohet pasi mban kontabilitetin, librin e llogarisë, të një bande narkotikësh në të cilën shënohen pazaret e bëra me shitjen e kokainës, hashashit dhe marihuanës. Elsa është një lloj “këshilltareje”.

“Si mund të kesh një mik brenda aparatit shtetëror?- tha ai në telefon – Kjo është zgjidhja… E di që nuk ke besim, por një lidhje në shtet është e dobishme… si në Shqipëri… sepse të shpëton”. Përgjimi luan një rol të rëndësishëm dhe Elsa, e cila megjithatë mendon se nuk po dëgjohet, është e vetëdijshme. “Nëse i hapin këto, bëjnë burg në Romë”.

Por në fund, pikërisht, celularët “hapen”, dhe Elsës dhe tetë bashkëpunëtorëve të tjerë i hapen dyert e një burgu.

Ata kishin një shtëpi në Torrevecchia dhe një kuti në Acilia për të ruajtur drogën, makina në emër të të tjerëve dhe dy bare ku bënin një takim fiks për mbledhjet e tyre: “Vivas Caffè” dhe “Antichi Sapori di Acilia”.

Në krye të grupit ishin Fabrizio Capogna dhe Petrit Bardhi. “Titi”, siç njihet ndër rrugët e kryeqytetit, në fakt cilësohet në dokumentet e hetimit si “subjekti kryesor i botës së krimit shqiptar, i përkushtuar ndaj trafikut të drogës, i lidhur me Arben Zogun dhe Dorian Petokun”. Në fund të fundit, Titi është një lavdi e vjetër. Ai ishte në kontakt me vëllezërit Bennato, protagonistë të sherrit ku mbeti i vrarë Diabolik. E megjithatë ai e admiron Fabrizio Fabiettin, krahun e djathtë të Diabolik, “për të cilin Bardhi duket se ka njëfarë vlerësimi”, theksojnë hetuesit e ekipit celular.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat