G7 nuk do të pranojë ndryshimin e kufijve të Ukrainës – kreu i Këshillit të Sigurisë ruse përmend rastin e Kosovës

Lajme

G7 nuk do të pranojë ndryshimin e kufijve të Ukrainës – kreu i Këshillit të Sigurisë ruse përmend rastin e Kosovës

Nga: F.B. Më: 15 maj 2022 Në ora: 08:39
Foto ilustrim

Rusia nuk qan kokën që G7 nuk do të pranojë ndryshimin e kufijve të Ukrainës, për të me rëndësi është vullneti i njerëzve që jetojnë atje, këtë e ka deklaruar kreu i Këshillit të Sigurisë së Rusisë Dmitir Medvedev, duke komentuar deklaratën e shefave të diplomacive të grupit G7, shkruan “B92” transmeton “Bota Sot”.

Ai ftoi vendet e grupit G7 mos të harrohet presedanti i rastit të Kosovës, ndërkohë që ka fol edhe lidhur me temën e dërgimit të armatimit Ukrainës.

“Kiev do të marr armë aq sa ka nevojë, përkatësisht G7 do të vazhdoj të bëjë luftë të vazhdueshme sekrete ndaj Rusisë në vend se të merret me problemet e furnizimit me derivate edhe ushqime për banorët e pakënaqur” shkroi ai në rrjetin “Telegram” .

Sipas Medvedev, G7 po ul varshmërinë nga energjetia ruse, përfshirë qymyrin dhe naftën duke plaçkitur banorët e vetë me qëllim të mbështetjes së regjimit të korruptuar në Ukrainë, duke e cilësuar “përzierje të shtatëshes së madhe” në raportet Kinë –Rusi.

Ai shkroi edhe për ftesën e G7 dërguar Kinës “ku kërkojnë nga Kina që mos të ndihmoj Rusinë në anashkalimin e sanksioneve, mos të arsyetoj aksionet e saj dhe mos të ofroj ndihmë ushtarake, që është përzierje në punët e Kinës dhe paralajmërimin për mundësinë e dënimit të saj” .

Ai me ironi komentoi deklaratën e G7 për vazhdimin e sanksioneve ndaj Rusisë duke u mahitur se Moska ka pritur që të propozohet ndihmë në de-nacifikimin dhe demilitarizimin e Ukrainës.

Gazeta përkujton se ministrat e jashtëm të shtatë vendeve më të zhvilluara (G7) kurrë nuk do të pranojnë ndryshimin e kufijve të Ukrainës dhe lufta ka nxitur krizën ushqimore edhe energjetike në botë, ka deklaruar ministrja e jashtme Analena Berbok.

“Kurrë nuk do të pranojmë ndryshimin e kufijve që Rusia dëshiron ta arrij me dhunë” tha ajo pas takimit treditor në veri të Gjermanisë” transmeton “Tass”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat