‘Open Balkan’, Berisha: Nismë e Vuçiç, Serbia s’mund të integrohet pa njohur gjenocidet në Kosovë e Bosnje

Lajme

‘Open Balkan’, Berisha: Nismë e Vuçiç, Serbia s’mund të integrohet pa njohur gjenocidet në Kosovë e Bosnje

Më: 16 maj 2022 Në ora: 20:01
Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi nga qyteti i Kukësit ku dhe ka mbajtur takimin e radhës në kuadër të fushatës zgjedhore për kreun e PD, se nisma ‘Ballkani i Hapur’ është projekt i mirëfilltë i Aleksandër Vuçiç

Berisha theksoi se Serbia nuk njeh asnjë gjenocid ndërsa shtoi se Vuçiç ka qenë në rrafshin ideologjik si Millosheviçi.

Sali Berisha: Projekt i Vuçiç, i cili nuk njeh gjenocide, nuk njeh gjenocidin serb në Bosnjë e në Kosovë. Kjo nuk mund të kapërcehet.

Natyrisht diplomacia është diplomaci, por Serbia nëse ka qëllime integruese nuk mund t’i realizojë kurrë pa njohur gjenocidin.

Jo për ta ndëshkuar por për ta ndihmuar, pasi njohja e gjenocidit është një kusht që mos ta përsërisësh më.

Kusht që të bazosh, të transformosh të gjitha qëndrimet, politikat tuaja që mos të përsëritet.

Vuçiç e di se cili ka qenë roli i tij. Nuk them se ishte kryesori, por në rrafshin ideologjik një llojë Gebelsi për Millosheviçin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat