Urdhri i Prokurorisë Speciale në Serbi – nisin kërkimet në një varrezë të dyshuar masive

Lajme

Urdhri i Prokurorisë Speciale në Serbi – nisin kërkimet në një varrezë të dyshuar masive

Më: 18 maj 2022 Në ora: 20:03
Pamje nga kërkimet në një varrezë të dyshuar masive

Në zonën e minierës Shtavall afër Sjenicës, me urdhër të Prokurorisë për Krime Lufte të Serbisë, ka filluar procesi i gërmimit në një varrezë të dyshuar masive, raporton Nova.

Kërkimi erdhi pasi një delegacion i Kosovës nga Grupi Punues për Personat e Zhdukur i dha Beogradit informacionin se në atë vend ndodhej një varr masiv.

Kryetari i Komisionit të Qeverisë së Serbisë për Persona të Zhdukur, Vellko Odalloviq, tha se  punimet kanë filluar më 10 maj dhe në javën e ardhshme do të dihet për të gjeturat.

“Në bazë të informacioneve që kemi marrë, tashmë kemi vizituar vendin. Ne duam që lokacioni të kontrollohet në detaje dhe të merret një përgjigje nëse në këtë lokacion ka varrezë masive, apo informacioni ishte i pasaktë”, thotë Odalloviq.

Odaloviq thotë se Beogradi nuk ka më ndonjë kërkesë specifike nga Kosova, së cilës ai nuk i është përgjigjur.

Në anën tjetër, sipas tij, Kosova deri më tani nuk i është përgjigjur asnjërës prej kërkesave të Beogradit.

“Familjet e të zhdukurve u mërzitën kur në opinion u shfaq informacioni se në afërsi të Shtavlljes ishte gjetur një varr masiv. Familjet e serbëve dhe shqiptarëve të zhdukur tashmë po vinin. Thjesht duhet të japim një përgjigje. Dhe këtë ia kemi përcjellë atyre”, tha ai.

Më 26 tetor 2018, delegacionet e Kosovës dhe Serbisë miratuan procedurat për dorëzimin e eshtrave të viktimave, e cila pritet të ndihmojë në kërkimin e personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë.

Miniera e Kizhevakut afër Rashkës, afër kufirit me Kosovën, ku u gjetën eshtrat e civilëve të dyshuar shqiptarë të vrarë gjatë luftës së Kosovës në vitin 1999 në nëntor 2020, ishte lokacioni i pestë i tillë në Serbi.

Rreth 1600 persona janë të zhdukur në Kosovë, për shkak të gjenocidit serb në vendin tonë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat