Presidentja Osmani takoi përfaqësues të Komisionit të Venecias, flasin për Vettingun

Lajme

Presidentja Osmani takoi përfaqësues të Komisionit të Venecias, flasin për Vettingun

Më: 20 maj 2022 Në ora: 15:01
Foto ilustrim nga vendi i ngjarjes

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, ka pritur në takim një delegacion nga Komisioni i Venecias, i përbërë nga raportuesja Grainne McMorrow, zëvendëssekretari Schnutz Dürr, si dhe shefi i Zyrës së Këshillit të Evropës në Kosovë, Frank Power.


Gjatë takimit, Presidentja Osmani shpjegoi nevojën e procesit të vetingut në sistemin e drejtësisë të Republikës se Kosovës, me ndryshimet e nevojshme kushtetuese dhe ligjore.

Presidentja Osmani theksoi se një proces i mirëfilltë dhe profesional i vetingut është jetik për ta forcuar sundimin e ligjit, si dhe për të garantuar integritetin, efikasitetin dhe profesionalizmin e sistemit të drejtësisë. Si i tillë, procesi i vetingut ka për synim forcimin e cilësisë së sistemit të drejtësisë, i cili ndikon drejtpërdrejtë në përmirësimin e jetës së qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Gjatë takimit u diskutua për marrëdhëniet dhe bashkëpunimin profesional në mes të Republikës së Kosovës dhe Komisionit të Venecias.

Presidentja Osmani shprehu falënderim për mbështetjen e vazhdueshme që Komisioni i Venecias i ka ofruar Republikës së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat