Musliu: Serbia duhet të mbështes anëtarësimin e Kosovës në KE

Lajme

Musliu: Serbia duhet të mbështes anëtarësimin e Kosovës në KE

Nga: F. B. Më: 20 maj 2022 Në ora: 16:30
Fahri Musliu

“Serbia do duhej të mbështes kërkesën e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës, sepse ashtu serbët në atë hapësirë do mund të mbronin më mirë të drejtat e tyre në institucionet ndërkombëtare”, tha për “N1” gazetari Fahri Musliu.

“Habitem si Serbia kundërshton deri në atë masë, para së gjithave kur ankohet se serbëve në Kosovë iu janë të rrezikuar të drejtat nga shqiptarët dhe nuk kanë të drejtë ankese”, tha Musliu.

Mbështetja sipas tij iu krijon mundësi serbëve në Kosovë të kenë siguri më madhe të drejtave sepse mund të ankohen në institucionet ndërkombëtare.

Kundërshtimi i Serbisë për anëtarësimin e Kosovës në KE është në dëm edhe të shqiptarëve, por më shumë në dëm të serbëve të Kosovës, që ndodhen mes “kullës edhe çekanit”, sepse edhe pala serbe edhe shqiptare shfrytëzojnë ata për nevoja të veta , shprehet Musliu.

“Mendoj se Serbia duhet të jam mbështetje, sepse nëse dëshironi pajtim me dike, duhen vendosen raporte më të mira, nuk mund të shtyni “qershinë në fyt” dhe të i jepni flakaresh vazhdimisht. Duhet ul topin, duhet pas qëndrim ndryshe, pajtues, gjuhë normale komunikimi e jo gjuhën që përdor Vulin, Petkoviç e ndonjë tjetër”, tha Musliu.

Ai u shpreh me dyshime se së shpejti mund të arrihet “normalizimi i raporteve”, përveç nëse për shkak krizës në Ukrainë nuk ndryshon rrënjësisht qasja e BE dhe ShBA-ve në këtë çështje.

Sipas Musliu Evropa po tregohet shumë impotente.

“Kosova në një mënyrë po stagnon sepse raportet e tilla me Serbinë jo që nuk mund të normalizohen por as të vendosen” tha ai.

Sipas Musliut, Kosova duhet ta kuptojë se pranimi i saj nga Kosova është “çelës” dhe duhet të jetë “prioritet i prioriteteve”, në të kundërtën rajoni shkon prapa, forcohen ndarjet , mosbesimi dhe urrejtja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat