Serbia fillon fushatën kundër kërkesës së Kosovës për KiE

Lajme

Serbia fillon fushatën kundër kërkesës së Kosovës për KiE

Më: 20 maj 2022 Në ora: 17:47
Nikola Selakoviq dhe Ilia Darchiashvili

Serbia ka filluar fushatën kundër kërkesës së Kosovës për pranim në Këshill të Evropës.

Ministri Nikola Selakoviq, në një njoftim të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Serbisë, ia ka paraqitur homologut nga Gjeorgjia “rreziqet që paraqet kërkesa e Prishtinës për pranim në Këshillin e Evropës”.

“Bisedë konstruktive e ministrit të Jashtëm Selakoviq me Ilia Darchiashvili, ministrin e Jashtëm të Gjeorgjisë. U diskutua për raportet dhe bashkëpunimin e mirë ekonomik Serbi-Gjeorgji. Selakoviq e njoftoi kolegun gjeorgjian për rreziqet që paraqet kërkesa e Prishtinës për pranim në Këshill të Evropës”, thuhet në njoftimin e MPJ-së serbe.

Edhe pse në njoftimin e Darchiashvillit nuk është përmendur specifikisht çështja e Këshillit të Evropës, ai ka thënë se me Selakoviqin kanë diskutuar për bashkëpunimin ndërshtetëror për intensifikim të tij.

Më 12 maj, Kosova aplikoi zyrtarisht për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Për t’u pranuar në organizatën me 46 shtete anëtare duhet të sigurohen 2/3 e votave të shteteve anëtare (31 vota). Nga 46 shtetet anëtare, 12 është numri i shteteve që s’e njohin Kosovën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat