Enis Kervan: Në grupin multietnik 4 deputetë janë kundër tërheqjes së Trustit

Lajme

Enis Kervan: Në grupin multietnik 4 deputetë janë kundër tërheqjes së Trustit

Më: 25 maj 2022 Në ora: 17:22
Enis Kervan

Grupi parlamentar Multietnik në Kuvendin e Kosovë, ende nuk kanë qëndrim unik, për lejimin e tërheqjes së mjeteve nga Trusti.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i këtij grupi, deputeti nga Kosova Demokratik Türk Partisi (kdtp) Enis Kervan.

Ai tha se në mbledhjen e këtij grupi e cila është mbajtur dje ka votuar kundër lejimit të tërheqjes së trustit.

“Ende s’kemi marr vendim përfundimtar, por për shkak se komisioni ka qenë sot kemi diskutuar çështjen dhe nuk kemi pasur unanimitet në grup, nuk kemi qëndrim unik tani për tani, unë dje kam qenë kundër personalisht, vazhdoj me pas këtë vendim, tani për tani jemi 4 me 4 brenda grupit”, tha Kervan.

Kervna, tha se ky grup gjatë javës do të mban edhe një mbledhje për ta finalizuar qëndrimin.

“Prapë do të kemi mbledhje të grupit  sepse ne nuk jemi një parti e një komunitet, po presim edhe qëndrimet e partive dhe të takohemi për të parë se si do të veprojmë, besoj se këtë javë do ta finalizojmë qëndrimin e grupit”, deklaroi ai.

Komisioni për Buxhet  në mbledhjen që ka mbajtur sot nuk e ka miratuar propozimin që t’i rekomandohet Kuvendit të Kosovës shqyrtimin e  ligjit që mundëson tërheqjen e mjeteve  nga Fondi i Kursimeve Pensionale.

Ky projektligj është përcjellë për në Kuvend pa përkrahjen e Komisionit, pasi që 5 deputet të pozitës votuan kundër, pesë të opozitës pro dhe deputetja Duda Balje e cila në komision e ka përfaqësuar grupin multietnik ka abstenuar.

Abstenimi i saj erdhi pas një mbledhje që dje ka mbajtur grupi multietnik ku katër deputet të këtij grupi kanë qenë kundër dhe katër kanë qenë pro.

Lejimi i tërheqjes së mjeteve nga Trusti është propozuar nga deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat