E dhimbshme/ Vdes 20-vjeçarja nga Rahoveci, ishte aksidentuar para 8 ditësh

Lajme

E dhimbshme/ Vdes 20-vjeçarja nga Rahoveci, ishte aksidentuar para 8 ditësh

Më: 25 maj 2022 Në ora: 18:12
E. Avdullahu

Ka ndërruar jetë, e reja E. Avdullahu nga Krusha, e cila ishte aksidentuar më 17 maj në fshatin Krushë e Madhe të Rahovecit.

Indeksonline mëson se e ndjera ishte 20-vjeçare.

Policia e Kosovës në njoftimin e saj kishte bërë të ditur se i dyshuari mashkull kosovar derisa kishte qenë duke e drejtuar veturën, dyshohet se nga pakujdesia ka goditur këmbësoren viktimë femër kosovare.

I dyshuari është arrestuar dhe  me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat