Arrestohet këngëtari i njohur Alban Shehu

Lajme

Arrestohet këngëtari i njohur Alban Shehu

Më: 25 maj 2022 Në ora: 20:49
Alban Shehu

Gjatë ditës së sotme u raportua për një rast të sulmit ndaj zyrtarëve policorë. Rasti ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Gjakovë.

Policia për shkak të kundërvajtjes në trafik shqiptoi gjobë ndaj një 42-vjeçarit. I mllefosur me dënimin që mori, i dyshuari sulmoi policët, por që njësia policore arriti ta vë nën kontroll dhe ta arrestojë.

Personi i dyshuar është këngëtari nga Gjakova, Alban Shehu.

Media ka kontaktuar me Yllka Juniku Shehu, zyrtare në Prokurorinë e Gjakovës e cila ka konfirmuar rastin.

Me aktvendim të Prokurorit të Shtetit Shehu është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Rasti ndodhi pasi i dyshuari nuk kishte pranuar që të bashkëpunojë me Policinë dhe kishte filluar që t’i sulmojë policët fizikisht, me ç’rast njëri nga zyrtarët policorë pësoi lëndime trupore, për çka u desh të kërkonte ndihmë mjekësore.

Posa panë rrezikun që po u kanosej nga qytetari, policët morën masa parandaluese duke e arrestuar dhe shoqëruar në Stacion Policor të dyshuarin, i cili nuk ka dhënë deklaratë për shkak se ka qenë në gjendje të dehur.

Rastet me kërcënime serioze ndaj zyrtarëve policorë janë të shpeshta të cilat  shumë herë eskalojnë edhe në sulme fizike ndaj tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat