Përsëritja e zgjedhjeve në Tërnoc, Meta fton shqiptarët ta votojnë Shaip Kamberin

Lajme

Përsëritja e zgjedhjeve në Tërnoc, Meta fton shqiptarët ta votojnë Shaip Kamberin

Më: 26 maj 2022 Në ora: 20:09
Shaip Kamberi

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka ftuar shqiptarët që të votojnë nesër për kandidatin për deputet në Kuvendin e Serbisë Shaip Kamberi në zgjedhjet e përsëritura në Tërnoc.

Si kandidat i vetëm për të përfaqësuar zërin e shqiptarëve në Luginë, atij i duhet e gjithë mbështetja e votuesve të Qendrës numër 6 në Tërnoc, për të kthyer prapa padrejtësinë e ripërsëritjes për herë të tretë të votimit, ka shkruar Meta në Facebook.

“Ftoj të gjithë votuesit shqiptarë në këtë qendër votimi, që nesër masivisht t’u drejtohen kutive të votimit e të mbështesin Shaip Kamberin dhe "Koalicionin e Shqiptarëve në Luginë"”, ka shkruar Meta.

Më 27 maj, Shaip Kamberi dhe "Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës", për herë të tretë kërkojnë mbështetjen e shqiptarëve në sigurimin e një vendi në Parlamentin e Serbisë, pasi gjykata administrative në Beograd ka refuzuar ankesën e Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës duke e lënë në fuqi vendimin e Komisionit Republikan Zgjedhor për përsëritjen e zgjedhjeve në njësinë numër 6 në Tërnoc.

Kamberi ka thënë se e gjithë kjo synon eliminimin e prezencës së shqiptarëve në Parlamentin Republikan.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat