Cërvenkovski: “Ballkani i hapur” ka përkrahjen time, na duhet bashkëpunimi rajonal

Lajme

Cërvenkovski: “Ballkani i hapur” ka përkrahjen time, na duhet bashkëpunimi rajonal

Më: 28 maj 2022 Në ora: 11:32
Branko Cërvenkovski

Ish-presidenti i vendit, Branko Cërvenkovski, në forumin e organizuar nga Këshilli i Ambasadorëve me temë “Sfidat e politikës së jashtme të Maqedonisë”, i dha mbështetje të fortë iniciativës “Ballkani i hapur”.

Ai iniciativën e quajti si një opsion në kërkim të rrugës për dalje nga bllokimi i integrimeve evropiane në bashkëpunimin rajonal.

“Kotësia duhet lënë mënjanë. Nuk ka rëndësi se me cilën dhe me iniciativën e kujt do të realizohet bashkëpunimi rajonal, përmes procesit të Berlinit, Ballkani i Hapur.

Personalisht, simpatia ime është për Ballkanin e Hapur, sepse e shoh si një projekt të qëndrueshëm,” tha Cërvenkovski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat