Mercedesi i reperit Buta ishte bërë shkrumb e hi para disa javësh

Lajme

Mercedesi i reperit Buta ishte bërë shkrumb e hi para disa javësh

Më: 28 maj 2022 Në ora: 12:20
Reperi Buta

Gazeta ka raportuar ekskluzivisht në lidhje me detajet e ngjarjes së rëndë që ka ndodhur mbrëmë në orët e vona, në rrugën “Rexhep Bislimi” në Ferizaj, ku si pasojë e gjuajtjeve me armë zjarri i vdekur mbeti, Gazemend Hyseni, 30-vjeçar.

Gazeta përmes burimeve mëson se cili është motivi i vrasjes së rëndë.

Burimet kanë bërë të ditur se motivi i vrasjes së rëndë në Ferizaj dyshohet të jetë ngatërresa mes këngëtarëve që kishte filluar kohë më parë, pjesë e të cilave është edhe vëllai i dorasit, reperi Buta (Betim Januzi).

Si rezultat i këtyre problemeve të vazhdueshme që kishin, dyshohet se para një muaji reperit iu është bërë shkrumb e hi vetura e tipi Mercedes.

“Edhe mercedesin qe ja kan kall Butes u kan i dyshum ky Strella”, thanë burimet.

Për këtë dhe motive të tjera që lidhen kryesisht me ngatërresat e vëllait të tij me këngëtarët tjerë dyshohet se Qendrim Januzi mbrëmë ndërmori veprime, ku si pasojë përfundoi i plagosur nga Policia.

Lidhur me këtë ngjarje të rëndë Policia njoftoi se nga hetimet e para, dyshohet se Qendrim Januzi ka shtënë me armë zjarri në drejtim të Gazmend Hysenit, i cili si pasojë e plagëve nga arma e zjarrit ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, kjo e konfirmuar nga mjekët e spitalit të Ferizajt.

Afër vendit të ngjarjes, një njësi e policisë me automjet zyrtar civil dhe pjesëtarë të policisë me rroba civile, në detyrë zyrtare, kanë vërejtur të dyshuarin me armë zjarri në dorë dhe kanë filluar fillimisht me urdhëra verbal “ndal policia” që të ndalet, por i dyshuari nuk ka përfillur urdhërat e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat