‘Qysh pot ecin punt anej”, miku i 30 vjeçarit që mbeti i vrarë publikon bisedën e tij të fundit që kishte me të

Lajme

‘Qysh pot ecin punt anej”, miku i 30 vjeçarit që mbeti i vrarë publikon bisedën e tij të fundit që kishte me të

Më: 28 maj 2022 Në ora: 16:11
Gazmend Hyseni

30-vjeçari Gazmend Hyseni i njohur me nofkën “Strella” mbeti i vrarë në mesnatën e së shtunës në Ferizaj.

Gazeta ka mësuar se dorasi që vrau Strellën është vëllai i reperit Buta, Qëndrim Januzi i njohur me nofkën ‘RIFA’.

Pas vdekjes së 30-vjeçarit të shumta kanë qenë reagimet nga shokët dhe familjarët e të ndjerit.

Njëri nga miqtë e “Strellës” në Instagram ka publikuar bisedën e fundit që ka pasur me këtë të fudnit.

“Do t’më mungosh vëlla”, shkruan ai.

Prokuroria sot ka njoftuar se vrasja ka ndodhur rreth orës 00:53 në rrugën “Rexhep Bislimi” në Ferizaj, tek marketi “Euro Market”.

“Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, njofton opinionin publik se me datë 28 Maj 2022, rreth orës 00:53 në rrugën “Rexhep Bislimi” në Ferizaj, tek marketi “Euro Market” kishte të shtëna me armë zjarri dhe sipas informacioneve të para dyshohet se personi me inicialet Q.J., ka shtënë me armë zjarri në personin tjetër me inicialet G.H., i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë”, njofton Prokuroria.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat