Vuçiqi përmes telefonit ‘raporton’ tek vëllai i madh Putini

Lajme

Vuçiqi përmes telefonit ‘raporton’ tek vëllai i madh Putini

Nga: F. B. Më: 29 maj 2022 Në ora: 09:22
Vladimir Putin dhe Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë Vuçiq në javën që shkoi ka paralajmëruar “bisedë” telefonike me presidentin e Rusisë Vuçiq , ku siç ka thënë do i lutet për tri gjëra: çmim të mirë, furnizim të sigurt dhe sasi të mjaftueshme, ndërkohë që u shpreh se nuk di çfarë do ta pyes Putin atë, përderisa ky e ka të qartë çka do të kërkojë nga Putin.

Biseda telefonike mes Putin edhe Vuçiq sipas medieve serbe është planifikuar për sot në ora 11.00, kjo bisedë vjen pas presioneve të shumta ndaj Serbisë që duhet të përcaktojë rrugën në të cilën do të ec, drejtë perëndimit apo drejt lindjes, pasi nuk mund të vazhdohet në uljen në dy karrige.

Gazeta “B92” ka përkujtuar se presidenti Vuçiq javën që po kalon paralajmëroi bisedën me presidentin rus Putin, ku për te tri çështje do të jenë me rëndësi: sasia e gazit, çmimi dhe siguria e furnizimit, transmeton “Bota Sot”.

Vuçiq po ashtu ka deklaruar se përveç çështjes së furnizimit me gaz, në takim do të trajtohen edhe bisedohen edhe çështje të tjera me rëndi pas përmendur ndonjërën prej tyre, kur dihet se operacionet ushtarake ruse në Ukrainë po vazhdojnë, sikurse edhe presioni që Serbia të vendos sanksione dhe padyshim edhe deklaratat e Putin rreth krahasimit të Kosovës me situatën në Donjeck, Krime e Luganskui.

“Shpresoj se biseda do të jetë e mirë edhe korrekte “ dhe se “Serbia do të përfitojë nga partnerët rus çmim korrekt për gazin” ka thënë Vuçiq në prag të bisedës, që cilësohet “raport” i Vuçiq ndaj vëllait të madh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat