Lavrov me 7 qershor pritet të arrijë në Serbi, për të sqaruar pozicionin rus për Kosovën?

Lajme

Lavrov me 7 qershor pritet të arrijë në Serbi, për të sqaruar pozicionin rus për Kosovën?

Nga: F. B. Më: 29 maj 2022 Në ora: 09:48
Sergei Lavrov

Mediet në Beograd kanë njoftuar se shefi i diplomacisë ruse Lavrov pritet të arrijë në Serbi me 7 qershor, ku në takimet me zyrtarët serb do diskutohen çështje me gjendjen aktuale dhe krizën, situatën në rajon, sanksionet perëndimore por edhe sqarimi rreth pozicionit të Moskës ndaj Kosovës, shkruan “B92” transmeton “Bota Sot”.

Në tavolinë e bisedimeve me Vuçiq do jenë të gjitha temat e hidhura që nga zhvillimet në Ukrainë, pozicioni i Serbisë ndaj krizës, situata në rajon dhe bashkëpunimi në dritën e sanksioneve të vendosura nga perëndimi për Moskën.

Kjo është vizita e parë e një zyrtari rus në Serbi që nga fillimi i krizës në Ukrainë dhe ajo vjen në momentin kur BE po përgatit pakon tjetër më të rëndë të sanksioneve, të cilave Serbia si vendi i vetëm ende nuk iu ka bashkëngjitur dhe për të cilat ka edhe do ketë presione të mëdha.

Vizita e Lavrov do të jetë rast edhe i sqarimit shtesë të pozicionit të Moskës ndaj Rusisë duke marr parasysh deklaratat e paradokohshme të presidentit rus Putin dhe përfaqësuesve të tjerë rus ku situata në Donbas krahasohet me Kosovën.

Më herët është thënë se Lavrov mund të vizitojë edhe BeH, por kjo nuk do të ndodhë pasi Sarajeva iu është bashkuar sanksioneve të BE-së ndaj Rusisë, përderisa Srpska ishte distancuar nga ato.

Pritet që gjatë qëndrimit në Serbi, Lavrov të merr pjesë edhe në shënimin e ditës së Rusisë me 7 qershor, që do të organizohet nga ambasada ruse në Beograd.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat