Detaje/ Si ndodhi kapja e 50-sheve false në Novëbërdë, kush është kamarieri i arrestuar dhe në cilin lokal ndodhi rasti

Lajme

Detaje/ Si ndodhi kapja e 50-sheve false në Novëbërdë, kush është kamarieri i arrestuar dhe në cilin lokal ndodhi rasti

Më: 7 qershor 2022 Në ora: 10:33
Paratë e konfiskuara

Krimet ekonomike të Policisë së Kosovës kanë arrestuar në fshatin Makresh të Novobërdës një kamarier nën dyshimin për falsifikim të parave.

Burime bëjnë të ditur se bëhet fjalë për Shkodran Jahiun, i cili punonte si kamarier në “Kontra Bar”.

Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit kanë kryer veprime hetimore dhe operative me ç ‘rast kanë arritur të sigurojnë dëshmi relevante se i dyshuari me datën 05.06.2022 derisa kishte punuar si kamarier, në fund të orarit rreth orës 23:00 kishte dorëzuar pazarin ditor tek pronari në vlerë prej 400€, të cilat para dyshohet se ishin të falsifikuara.

Për këtë rast, njësia e krimeve ekonomike në Gjilan dje kanë  sekuestruar përkohësisht 8X50 € =400€, me urdhër të prokurorit të shtetit është kontrolluar shtëpia e të dyshuarit dhe me pastaj është arrestuar i dyshuari i lartcekur me iniciale.

I dyshuari i lartshënuar me veprimet e tij dyshohet se ka konsumuar veprën penale  “Falsifikim i Parasë” neni 296 paragrafi 1 , i kodit penal të RKS-së.

Më datën 06.06.2022, në cilësinë e të dyshuarit, në prezencë të avokatit mbrojtës të caktuar sipas autorizimit është intervistuar i dyshuari (SH.J.) dhe pas përfundimit të intervistës me Aktvendim të prokurorit të shtetit është ndaluar në mbajtje për 48 orë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat