​Rama premton heqjen e tarifave doganore me Kosovën

Lajme

​Rama premton heqjen e tarifave doganore me Kosovën

Më: 19 qershor 2022 Në ora: 19:36
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se Shqipëria do t’i heqë të gjitha tarifat doganore me Kosovën, duke nisur nga produktet bujqësore.

Ai gjatë një vizite në fabrikën e prodhimit të miellit në Xërxë të Rahovecit deklaroi se Shqipëria nuk dëshiron një Ballkan të Hapur me tarifa të vendosura ndaj Kosovës.

Rama: Do t’i heqim krejt tarifat doganore me Kosovën

Ne kemi bërë një plan që do t’i heqim krejt tarifat doganore me Kosovën, do t’i heqim plotësisht. Dëshirën e kemi që të bëhet bilaterale me Qeverinë e Kosovës, por ne do ta bëjmë. Ata kanë kërkuar më shumë kohë për ta analizuar. Po ne do t’i heqim tarifat për gjithë çfarëdo vijë nga Kosova, përjashto atë të skanimit se ajo është e trashëguar dhe s’lëviz, por në gjithë pjesën tjetër më nuk do të ketë më tarifa për të gjithë ata që do eksportojnë nga Kosova në Shqipëri... Anasjelltas duhet ta bëjë Qeveria e Kosovës, por nëse Qeveria e Kosovës do më shumë kohë për ta studiuar, ne do ta bëjmë gjithsesi. Sepse ne nuk duam që ta kemi pa tarifa për Ballkanin e Hapur e mos ta kemi me Kosovën, është e pakuptimtë”, tha Rama.

Ndryshe, nesër në Prishtinë do të mbahet mbledhja e tetë e dy qeverive Kosovë- Shqipëri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat