​Ahmeti uron Kamberin për postin e deputetit

Lajme

​Ahmeti uron Kamberin për postin e deputetit

Më: 1 korrik 2022 Në ora: 13:24
Shaip Kamberi

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti ka uruar Shapin Kamberin pas fitores në zgjedhjet e përsëritura në Tërnoc të Bujanocit.

Kamberi në zgjedhjet e mbajtura për herë të pestë parlamentare ka fituar mandatin e deputetit në Kuvendin e Serbisë.

Shqiptarët e Luginës së Preshevës qëndruan bashkë, tejkaluan sërish obstruksionet dhe me votën e tyre vulosën të drejtën demokratike të përfaqësimit në Kuvendin e Republikës së Serbisë”, ka shkruar Ahmeti.

Urime deputetit Shaip Kamberi dhe Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës për fitoren e arritur, shëndet dhe shumë suksese në përgjegjësinë e madhe të avancimit të kauzave demokratike të shqiptarëve në Luginën e Preshevës”, ka shtuar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat