Kërcënohet snajperisti amerikan i UÇK-së

Lajme

Kërcënohet snajperisti amerikan i UÇK-së

Më: 2 korrik 2022 Në ora: 14:45
Michael W Spath

Michael W Spath, snajperisti amerikan që mori pjesë në betejën e Koshares, ka njoftuar se është kërcënuar.

Spath përmes një postimi në Facebook, ka shtuar se militantët janë munduar “të ia mbajnë gojën” mbyllur përmes kërcënimeve, sharjeve dhe metodave të ndryshme.

Tutje, i është drejtuar aktivistëve të LVV-së duke u thënë se ata mund të mbajnë mendimet e tyre të urryera pasi që kjo nuk e shqetëson snajperistin amerikan.

Po ashtu militantëve të VV-së, Spath u thotë se ata mund të vazhdojnë të jetojnë me karakterin e tyre të imagjinuar, po që ata nuk mund ta ndryshojnë historinë dhe faktet.

“Epo meqenëse ju militantët e VV-së keni sharë, kërcënuar dhe metoda të tjera përpiqeni të më mbani gojën mbyllur, a kam pasur një pikëpamje për Diskutimet ndërkombëtare. Ju lutem mbajini mendimet tuaja të urryera, nuk më shqetëson. Por mos harroni se personi juaj më i madh i të zgjedhurve në qeverinë aktuale, ju quajti 45% analfabetë dhe të lehtë për t’u bindur. Pra, ju lutemi vazhdoni me karakterin tuaj imagjinar dhe propagandën, por nuk mund të ndryshoni Faktet dhe Historinë”, ka thënë Spath.

Spath para ca ditësh kishte adresuar kritika të forta edhe ndaj Hekuran Muratit.

Image
Postimi i Michael W Spath

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat