Aksioni i Policisë së Kosovës, reagon Lista serbe

Lajme

Aksioni i Policisë së Kosovës, reagon Lista serbe

Më: 7 korrik 2022 Në ora: 14:26
Lista Serbe

Lista Serbe ka reaguar ndaj aksionit të policisë së Kosovës në Shtërpcë për konfiskimin e kamerave të instaluara nga strukturat ilegale të Serbisë.

Në një njoftim të Listes Serbe thuhet se aksioni ishte politik i drejtuar “kundër popullatës serbe në komunën e Shtërpcës”.

“Policia e Kosovës këtë mëngjes ndërmori një tjetër aksion, të gjashtin me radhë nëpër disa lokacione në komunën e Shtërpcës duke larguar kamerat e sigurisë. Fakti se aksioni u ndërmorr në ditë feste konfirmon se aksioni ishte politik dhe i drejtuar kundër popullatës serbe në komunën e Shtërpcës”, thuhet në njoftim.

Tutje Lista Serbe ka dënuar aksionin e policisë në Shtërpcë.

“Lista Serbe, përveçse dënon gjithçka që po ndodhi sot në Shtërpcë, kërkon që menjëherë të ndalet ngacmimet ndaj serbëve në Kosovë sepse serbët do të detyrohen të përdorin të gjitha mjetet për t’iu kundërvënë këtij lloj provokimi të popullit tonë. Ne kërkojmë gjithashtu reagimin e institucioneve ndërkombëtare dhe mbrojtjen e popullit tonë, nëse ekziston një synim i sinqertë që serbët të mbijetojnë në këto zona, sepse ky është një ndikim i drejtpërdrejtë dhe synim që njerëzit tanë të largohen nga shtëpitë e tyre shekullore nën presion”, thuhet tutje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat