Bekim Jashari tregon se sot i kanë dhënë lamtumirën e fundit nënës së gjeneralit Shaban Shala

Lajme

Bekim Jashari tregon se sot i kanë dhënë lamtumirën e fundit nënës së gjeneralit Shaban Shala

Më: 13 korrik 2022 Në ora: 18:35
Bekim Jashari

Ish-kreu i Skenderajt, Bekim Jashari ka njoftuar se sot i kanë dhënë lamtumirën e fudnit, nënës së ish-gjeneralit, Shaban Shalës.

"Sot i dhamë lamtumirën e fundit nënës Taibe, nënës së gjeneralit Shaban Shala dhe heroit tonë Bedri Shala, e cila përveç që ia fali dy djemtë Lirisë së Kosovës, ishte edhe shtyllë e çlirimtarëve tonë, duke gatuar bukë dhe kujdesur edhe për Komandantin Legjendar Adem Jashari, babushin Hamëzen dhe shokët e tyre çlirimtarë.", ka shkruar Jashari në Facebook.

"Ishte viti 1991 kur familja ime Jashari triumfoi ndaj sulmit të parë të forcave serbe dhe pas këtij sulmi ishte familja Shala, nëna Taibe dhe djemtë luftëtarë Shaban e Bedri Shala bashkë me vellëzerit tjerë nga Negroci i Drenasit të cilët hapën dyert për Komandantin

Legjendar dhe bashkë me ta luftuan pa u ndalur në çlirim të vendit. 
Nëna Taibe jetoi me dhimbje për djemtë e saj por ajo qëndroi e fortë dhe krenare deri sot për tu bashkuar me djemtë e saj dhe shokët e tyre të cilëve iu shërbeu bukë e ujë në kohërat më të vështira. 

 

Nëna Taibe sikurse edhe nënat tjera shqiptare dhanë një kontribut të veçantë dhe historik për vendin duke rritur edukuar në menyrën më të mirë patriotike djemtë dhe vajzat që i dolën zot vendit tonë.
Pusho e qetë nëna Taibe, të qoftë i lehtë dheu i Kosovës!".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat