Viti i Ri Islamik, ​Hovenier: Respekti për trashëgimitë e ndryshme fetare ideal i dashur në çdo demokraci

Lajme

Viti i Ri Islamik, ​Hovenier: Respekti për trashëgimitë e ndryshme fetare ideal i dashur në çdo demokraci

Më: 29 korrik 2022 Në ora: 23:03
Foto ilustrim

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Jeff Hovenier ka vizituar të premten Xhaminë e Madhe në Prishtinë për të shënuar Vitin e Ri, sipas kalendarit islam.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Hovenier, i cili ka ndarë disa fotografi në Twitter, sipër të cilave ka shkruar se respekti për trashëgimitë e ndryshme fetare dhe kulturore është një ideal i dashur në çdo demokraci.

“Respekti për trashëgiminë e ndryshme fetare dhe kulturore është një ideal i dashur në çdo demokraci moderne multietnike.

Sot, isha i nderuar të shënoja Vitin e Ri Islamik me Myftiun Tërnava në Xhaminë e Madhe dhe të diskutoja mënyrat për të siguruar që çdo kosovar të mund të adhurojë pa diskriminim”, ka thënë ambasadori amerikan në Kosovë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat