Analistja ruse: Për shkak të Kosovës, Beogradi do ta ketë gjithnjë e më vështirë të mbroj pozicionin për sanksionet ndaj Rusisë

Lajme

Analistja ruse: Për shkak të Kosovës, Beogradi do ta ketë gjithnjë e më vështirë të mbroj pozicionin për sanksionet ndaj Rusisë

Nga: F.B. Më: 11 gusht 2022 Në ora: 12:21
Aleksander Vuçiq dhe Vladimir Putin

Në situatën aktuale rreth Kosovës, Beogradi po i vështirësohet gjithnjë e më shumë ppuna në mbrojtjen e qëndrimit të tanishëm për krizën në Ukrainë dhe sanksioneve ndaj Rusisë, ka vlerësuar analistja ruse Anastasija Malesheviç, shkruan “Beta” transmeton “Bota Sot”.

“BE dhe ShBA mund të bëjnë presion në Prishtinë për të gjetur një zgjidhje kompromisi mes Serbinë, duke lejuar si bie fjala në mos-aplikimin e masave të reciprocitetit ndaj dokumenteve të përkohshme të serbëve të Kosovës” tha ajo, që është edhe bashkëpunëtore e Institutit shtetëror të Moskës për raporte ndërkombëtare, në artikullin për gazetën “Vedomost”.

Ajo vlerëson se udhëheqja e Serbisë po llogarit në “shërbimin” e vendeve perëndimore, por për këtë nga Beogradi do të kërkohet lëshime reciproke.

“Në këto rrethana, Beogradit po i bëhet gjithnjë e më vështirë të ruaj qëndrimin e tanishëm rreth krizës në Ukrainë dhe sanksioneve kundër ruse” tha Malesheviç.

Sipas saj, reciprocitetit i ashtuquajtur është bërë doktrinë e shqiptarëve të Kosovës në vitet e fundit e administrata e kryeministrit Kurti posaçërisht aktivisht po e promovon formatin e reciprocitetit.

“Mossuksesi i Brukselit si ndërmjetësues për të ndikuar në shqiptarët e Kosovës për përmbushjen e marrëveshjes së Brukselit po rrënon besueshmërinë e BE-së në sytë e Serbisë. Gjithnjë e më shumë po krahasohen marrëveshja e Brukselit me marrëveshjen e Minskut si dy përpjekje të pasuksesshme për të zgjidhur kriza, ku BE ka vepruar si ndërmjetësues dhe nuk ia ka dal të kontrolloj palën për tëë përmbushur pjesën e obligimeve”, vlerësoi analistja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat