Kosova, vendi i parë që do ta vizitojë presidenti i ri i Shqipërisë

Lajme

Kosova, vendi i parë që do ta vizitojë presidenti i ri i Shqipërisë

Më: 13 gusht 2022 Në ora: 13:06
Bajram Begaj

Tradita vijon, vizita e parë e presidentit të ri të Shqipërisë, Bajram Begaj, do të jetë në Kosovë.

Tri javë pas marrjes së detyrës, kreu i shtetit do të udhëtojë të hënën drejt Prishtinës, ku pritet të takojë krerët më të lartë të shtetit.

Begaj do të pritet nga kryeparlamentari i Kosovës Glauk Konjufca në orën 12:15. Në agjendë përfshihet një takim me homologen e tij Vjosa Osmani, si dhe kryeministrin Albin Kurti.

Më herët, presidenti Begaj ka zhvilluar një telefonatë zyrtare me presidenten Osmani për ngjarjet në veri të Kosovës, ku garantoi se Shqipëria do ta mbështesë dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Ndërkohë, kryetari i komunës së Drenasit dhe ish-ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Ramiz Lladrovci, ka njoftuar se do të nisë procedurat që të shpallë “Qytetar Nderi” presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj.

Në statusin në rrjetet sociale ku ka bërë të ditur lajmin, Lladrovci përmend kontributin e Begajt në luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kundër regjimit serb si arsye të dhënies së këtij nderimi/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat