Vizita e Bislimit dhe Sveçlës në Kosovë Lindore nuk është ndaluar, por është shtyrë për më vonë

Lajme

Vizita e Bislimit dhe Sveçlës në Kosovë Lindore nuk është ndaluar, por është shtyrë për më vonë

Nga: F.B Më: 16 gusht 2022 Në ora: 12:35
Xhelal Sveçla

Serbia nuk ka ndaluar vizitën e zëvendës-kryeministrit të Kosovës Besnik Bislimi dhe ministrit të brendshëm Xhelal Sveçla në Bujanovc dhe Medvegjë, por sipas oficerit për ndërlidhje ajo është shtyrë për më vonë, kështu që Serbia nuk i ka shqyrtuar fare paralajmërimet për vizita, transmeton “Bota sot”.

Mediet më herët kanë spekuluar se vizita e Bsilimit dhe Sveçlës në Medvegjë dhe Bujanovc është ndaluar nga autoritetet serbe, në të vërtetë ajo është shtyrë, raporton “Kosovo-online”

Sveçla dhe Bislimi si kryenegociator i Prishtinës në dialogun me Beogradin, për shtyrjen e vizitës përmes oficerit për ndërlidhje të Prishtinës, kanë njoftuar oficerin serb për ndërlidhje, njofton ky medium.

Ndonëse në opinion u paraqitën njoftime se kinse Serbia nuk iu ka miratuar kërkesën për hyrje në Kosovën Lindore, ku synonin vizitën në Medvegjë dhe Bujanovc, informata e saktë është se Bislimi edhe Sveçla vizitën e tyre “e kanë shtyrë për një datë tjetër”, kështu që Serbia nuk e ka marr fare në shqyrtim kërkesën e tillë.

Më herët është thënë në disa portale se Bislimit dhe Sveçlës nuk iu është miratuar kërkesa për vizitë, ndërsa këtë e kanë konfirmuar edhe në Këshillin Kombëtar të Shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat