​Mbretëria e Bashkuar e shqetësuar për rritjen e tensioneve Kosovë – Serbi

Lajme

​Mbretëria e Bashkuar e shqetësuar për rritjen e tensioneve Kosovë – Serbi

Më: 17 gusht 2022 Në ora: 14:19
​Mbretëria e Bashkuar e shqetësuar për rritjen e tensioneve Kosovë – Serbi

I dërguari i posaçëm i Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Sir Stuart Peach, ka folur dje me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, ka bërë të ditur Ambasada britanike në Kosovë.

Bëhet e ditur se Peach ka nënvizuar shqetësimin e Mbretërisë së Bashkuar për rritjen e tensioneve dhe gjuhën e përdorur ditëve të fundit.

Udhëheqësit tani kanë mundësi dhe përgjegjësi që në bisedimet në Bruksel të vënë qytetarët e tyre në radhë të parë, për të ndërtuar më tej arritjet e deritanishme në dialog, dhe për të bërë hapa të rëndësishëm drejt normalizimit të marrëdhënieve”, thuhet në njoftimin e Mbretërisë së Bashkuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat