Mali i Zi, bie qeveria e Dritan Abazoviqit

Lajme

Mali i Zi, bie qeveria e Dritan Abazoviqit

Më: 19 gusht 2022 Në ora: 07:45 Përditësuar në ora: 06:13 më 20.08.2022
Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq

Pas rrëzimit, deklarohet Abazoviq: Jemi të gatshëm t’ia dorëzojmë stafetën kujtdo

Është votuar mocioni ndaj kryeministrit të Malit të Zi, Dritan Abazoviq, mocion të cilit ai nuk i ka mbijetuar dhe është rrëzuar nga pushteti.

E pas kësaj ai ka thënë se qeveria aktuale do të mbahet mend si qeveria që zgjati më pak, por mori vendimet më të vështira.

Ai tha se ndihej shumë krenar, duke shtuar se shumë gjëra në Mal të Zi tani janë më të qarta.

“Po i shpall koalicionin e ri Milo Gjukanoviqit dhe Aleksa Beçiqit, shpresoj që shpejt të bien dakord për qeverinë. Jemi të gatshëm t’ia dorëzojmë stafetën kujtdo që shpresojmë se do ta udhëheqë më mirë vendin”, tha ai.

Ai tha se PDSH-ja e ka mbështetur Qeverinë edhe pse kanë vlera të ndryshme, duke shtuar se personalisht ndjen se situata është lehtësuar plotësisht që sot.

“Më vjen keq që krimi i organizuar ende përdor tentakula, do të kujtohemi si një qeveri që zgjati pak, por mori vendimet më të vështira”, tha ai.

Ai përsëriti se nuk do të marrë pjesë në qeverinë e rindërtuar, duke shtuar se beson se nuk do të marrë pjesë as Partia Popullore Socialiste (PKSH).

“Është logjike që dikush tjetër të marrë iniciativën. Le të ulen Beçiq, Gjukanoviq dhe Shehoviq dhe të bien dakord për një koalicion”, tha ai.

I pyetur se si mund të planifikohen zgjedhjet nëse nuk ka Gjykatë Kushtetuese, ai tha se duhet kërkuar nga DPS-ja.

“Do të bëjmë gjithçka për të vazhduar pa kufizime sikur të mos kishte rënë qeveria. Pra nuk do të ndikojë në punën që është funksionale”, u shpreh tutje ai.

Mali i Zi, bie qeveria e Dritan Abazoviqit

Qeveria e Dritan Abazoviqit në Mal të Zi, u rrëzua pasi parlamenti votoi në orët e para të së shtunës në favor të mocionit të mosbesimit ndaj saj, që u ndërmor pasi kabineti votoi pro-marrëveshjes bazë me Kishën Ortodokse Serbe.

Për shkarkimin e qeverisë votuan 50 deputetë të pranishëm, kurse një
deputet ishte kundër. Të paktën 41 nga 81 vota të parlamentit ishin të nevojshme për të rrëzuar qeverinë.

Deputetët e Partisë Demokratike të Socialistëve të presidentit Milo Gjukanoviq, Demokratët, Partia Socialdemokrate, Partia Liberale , Partia Boshnjake dhe Unioni Demokratik i Shqiptarëve votuan në favor të humbjes së votëbesimit.

Në votim nuk morën pjesë deputetët e Frontit Demokratik, Partisë
Popullore Socialiste dhe të koalicionit “E zeza mbi të Bardhën”.

“Njoftoj se Qeveria e 43-të e Malit të Zi ka humbur votëbesimin”, tha kryetarja e Kuvendit Danijela Gjuroviq pas takimit.

Zoti Abazoviq tha se e pranonte humbjen po menjëherë fajësoi lidhjet me krimin e organizuar për rënien e qeverisë së tij.

"Përgëzoj koalicionin e ri të (Alekse) Beçiqit dhe Gjukanoviqit, jemi gati të pranojmë humbjen. Më vjen keq që krimi i organizuar në Mal të Zi vazhdon të përdorë tentakulat e tij për të rregulluar marrëdhëniet politike", tha zoti Abazoviq.

Ai shtoi se nëse formohet qeveria e re para zgjedhjeve, ai nuk do të marrë pjesë në to.

Mocioni ishte kërkuar nga Partia Demokratike Socialiste e presidentit Gjukanoviq, dhe disa parti të tjera.

Të premten në mbrëmje para votës së mosbesimit, një grup deputetësh të parlamentit të Malit të Zi që mbështesin kryeministrin Dritan Abazoviq, kishin nënshkruar një nismë për ristrukturimin e qeverisë.

Nisma për ristrukturimin rezultoi e mjaftueshme për të shmangur votën e mosbesimit.

Partitë që kërkuan votëbesimin e qeverisë, thanë se e morën nismën për
shkak të ndalimit të Malit të Zi në rrugën e tij drejt Bashkimit Evropian dhe shtimit të tensioneve ndëretnike në vend. Ata thanë se në vend që të ndjekë rrugën evropiane, qeveria po kryen eksperimente politike.

"Pas qeverisë së ekspertëve dhe (qeverisë) së pakicës, Mali i Zi nuk ka më kohë për eksperimente politike. Është koha që të kemi zgjedhje për një qeveri legjitime”, tha Danijel Zhivkoviq, përfaqësuesi i Partisë Demokratike Socialiste, të presidentit Milo Gjukanoviq.

Kryeministri Abazoviq tha se kërkesa për rrëzimin e qeverisë nuk kishte të bënte me proceset europiane, por me marrëveshjen që qeveria e tij arriti me Kishën Ortodokse Serbe.

“Ju e keni dorëzuar iniciativën për shkak të Marrëveshjes bazë me Kishën Ortodokse Serbe. Ju thatë se ishte krim dhe tradhti ndaj
interesave kombëtare dhe mos u fshihni pas evropianizmit tani”, tha zoti
Abazoviq.

Marrëveshja me Kishën Ortodokse Serbe shkaktoi përplasje brenda koalicionit qeverisës që në fillim. Një pjesë e partive qeverisëse, theksuan se marrëveshja është kundër interesave kombëtare të Malit të Zi dhe nuk është në pajtim me kushtetutën dhe ligjet malazeze.

Edhe shoqëria civile dhe analistë të pavarur patën vërejtje serioze për përmbajtjen e Marrëveshjes. Në fillim të gushtit, kryeministri Abazoviq i refuzoi zyrtarisht të gjitha kundërshtimet e organizatave joqeveritare, Akademisë së Shkencave të Malit të Zi, si dhe institucioneve të tjera në vend.

Bie Qeveria e Malit të Zi e drejtuar nga Dritan Abazoviq

Kuvendi i Malit të Zi ka votuar pro mosbesimit të Qeverisë së drejtuar nga shqiptari Dritan Abazoviq.

Pro rënies së Qeverisë votuan 50 deputetë, kundër një deputet.

Seanca e cila nisi paraditen e sotme, ka përfunduar në orët e vona, ku kishte debat në mes deputetëve të pozitës dhe iniciuesit e mocionit të mosbesimit të drejtuar nga deputetët e Partisë Demokratike Socialiste të presidentit Millo Gjukanoviq, mbështetur nga pesë parti.

Abazoviq në seancën e Kuvendit ka thënë se gjatë 100 ditëve të punës së tij, janë bërë shumë punë për të cilat koha do të tregojë.

Ai gjatë ditës është pyetur nëse do të del si kryeministër nga seanca e sotme.

“Unë do të dal si fitimtar, pozitat nuk kanë rëndësi por është e rëndësishme vizioni dhe puna e ndershme për vendin”, ka thënë ai.

Abazoviq është zgjedhur kryeministër i Malit të Zi më 28 prill, derisa mocioni i mosbesimit ndaj qeverisë që drejton ai është thirrur pas marrëveshjes me Kishën Ortodokse Serbe.

​Abazoviq: Me politikën e ekstremizmit anëtarësimi i Malit të Zi në BE është i vështirë

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq në seancën e Kuvendit, ku do të votohet për rënien e qeverisë së tij, ka thënë se ka deklaruar se liderët e disa partive duhet të dalin në pension dhe shumë duhet të përgjigjen.

Abazoviq tha se Partia Demokratike e Socialistëve (PDS) nuk do ta kishte paraqitur mocionin e mosbesimit nëse nuk do të kishte siguruar më parë shumicën për miratimin e tij.

"Sidoqoftë, cili është qëllimi? Qëllimi i çdo krize është të bëjë të dukshme të fshehtat. Mbetet edhe një synim politikë që askush nuk mund ta arrijë i vetëm - që Mali i Zi të anëtarësohet në BE. Por me këtë politikë të nacionalizmit, ekstremizmit, ndikimit financiar i disa strukturave në lëvizjet politike, me kotësi të këtilla - kjo rrugë e jona është shumë më e vështirë dhe vështirë e arritur. Liderët e disa partive duhet të dalin në pension, shumë duhet të përgjigjen ... Pse jam unë objekt i të gjitha sulmeve - se nuk me shtyni ne filmin e asnjë ane. Unë nuk jam as i gjelbërit, as i bardhë, as çetnik, as partizan, as ustash e as ballist, as komit, as litijash, jam qytetar i Malit të Zi që po përpiqet të luftojë për të drejtat e barabarta të të gjithë individëve. Prandaj po pengojnë”, tha ai.

​Kuvendi i Malit të Zi pritet të votojë, Abazoviq: Pas 30 minutave bie qeveria

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq në seancën e Kuvendit e cila po vazhdon, ka thënë se gjatë 100 ditëve të punës së tij, janë bërë shumë punë për të cilat koha do të tregojë.

Ai tha se nuk do të jep dorëheqje, por shtoi se pas 30 minutave do të ketë votim dhe qeveria do të pijë, meqë iniciuesit e mocionit të mosbesimit, kanë arrit ta kenë shumicën.

Abazoviq, gjatë ditës është pyetur nëse do të del si kryeministër nga seanca e sotme.

“Unë do të dal si fitimtar, pozitat nuk kanë rëndësi por është e rëndësishme vizioni dhe puna e ndershme për vendin e tij”, ka thënë ai.

Abazoviq ofron ristrukturimin e Qeverisë gjatë seancës për rrëzimin e saj

Pas katër orësh pauzë, në seancën ku po diskutohet për rrëzimin e Qeverisë, kryeministri malazez, Dritan Abazoviq, doli me një ofertë për ristrukturimin e qeverisë së tij.

Nëntë deputetë të Lëvizjes Ura dhe Partisë Socialiste popullore të Malit të Zi kanë nënshkruar iniciativën për ristrukturimin e ekzekutivit.

Kjo iniciativë, e cila erdhi gjatë seancës ku po diskutohet mocioni për votimin e mosbesimit të Qeverisë së Dritan Abazoviqit, përmbanë parimet mbi të cilat duhet të bazohet qeveria e re, dhe i bën thirrje të gjitha partive parlamentare t’i bashkohen iniciativës, përveç atyre që kanë iniciuar mosbesimin ndaj Qeverisë.

Në vazhdim të seancës, njëri nga liderët e Frontit Demokratik, Andrija Mandiq, ka bërë të ditur se deputetët e këtij grupi janë të gatshëm që menjëherë të nënshkruajnë ofertën e Abazoviqit.

Referuar dokumentit të nënshkruar nga nëntë deputetë, i cili është publikuar nga Abazoviq, bisedat për ristrukturimin e ekzekutivit malazez do të nisin pas përfundimit të seancës së Kuvendit të Malit të Zi.

Parimet e dokumentit të nënshkruara përfshijnë: forcimin e luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në të gjitha nivelet, reformën zgjedhore dhe reformat ekonomike, me qëllim të përmirësimit të standardit jetësor, integrimet evropiane, bashkëpunimi rajonal dhe përgatitjet për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare.

Paraprakisht, pas katër orë e gjysmë diskutimi për rrëzimin e Qeverisë së kryeministrit, Dritan Abazoviq, me kërkesë të Frontit Demokratik (FD) deputetët shkuan në pushim. Tani ata janë kthyer në seacë.

Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2020, Fronti Demokratik pro-serb, Demokratët dhe lëvizja URA e Abazoviqit fituan shumicën.

Iniciativa për rrëzimin e Qeverisë, e prezantuar nga Partia Demokratike Socialiste e presidentit të Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, dhe një pjesë e partive në tjera, është shenjë pakënaqësie ndaj vendimit të Abazoviqit për nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore me Kishën Ortodokse Serbe.

Paraprakisht, është zhvilluar një debat mes deputetëve dhe kryeministrit.

Në fjalën e tij hyrëse, deputeti i Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS), Danijell Zhivkoviq, tha se Qeveria e Abazoviqit ka braktisur agjendën evropiane dhe ka humbur një mundësi historike, “sepse kryeministri përmbushi detyrimet e tjera dhe pranoi të shantazhohet”.

“Në vend të kryeministrit evropian, jeni bërë ish-kryeministër. Mali i Zi, pas Qeverisë së ekspertëve dhe pakicës, nuk ka më kohë për eksperimente politike. Është koha që të kemi zgjedhje ku do të zgjidhet një qeveri legjitime”, tha Zhivkoviq.

Abazoviq iu kundërpërgjigj Zhivkoviqit, duke thënë se nuk është e vërtetë që DPS-ja e ka paraqitur iniciativën për rrëzimin e tij për shkak të mungesës së progresit të shtetit në rrugën drejt Bashkimit Evropian.

“Ju e keni dorëzuar iniciativën për shkak të Marrëveshjes Themelore me Kishën Ortodokse. Ju thatë se ishte krim dhe tradhti ndaj interesave kombëtare dhe prandaj e dorëzuat. Mos u fshihni pas evropianizmit”, tha Abazoviq.

Paqartësi mes disa partive

Ende nuk dihet cili do të jetë epilogu i seancës së Kuvendit, sepse Fronti Demokratik pro-rus, Demokratët e Alleksa Beçiqit dhe Partia Boshnjake, nuk janë deklaruar nëse do të votojnë për rrëzim të Qeverisë.

Të paktën pesë vota të tyre janë të nevojshme për ta bërë diçka të tillë.

Ndonëse disa nga Fronti Demokratik kanë thënë se rrëzimi i Qeverisë së Abazoviqit është “drejtësi e Zotit”, deputeti Sllaven Radunoviq, ka kërkuar pauzë, ashtu që liderët e partive që kanë fituar shumicën e zgjedhjet e vitit 2020, të mund të marrin vendim.

“Ia kemi borxh popullit”, ka thënë Radunoviq.

Edhe Partia Boshnjake nuk dihet ende si do të veprojë në votëbesim.

Në një konfernecë për media para fillimit të seancës, Abazoviq ka thënë se nëse Qeveria mbijeton dhe ka ristrukturim, “nuk ka dyshim që ai do të mbetet kryeministër”.

Partia Mali i Zi Demokratik ka thënë se në fund të seancës do të vendosë si do të votojë.

Abazoviq akuzon kundërshtarët politikë se kanë lidhje me krimin

Kryeministri Abazoviq ka shkaktuar një mori reagimesh pasi gjatë seancës ka akuzuar Partinë Demokratike të Socialistëve (DPS), të presidentit Millo Gjukanoviq, ish-prokurorët dhe disa kompani e media se janë të lidhura me krimin.

Sipas tij, një rast i konfiskimit të cigareve në Portin e Tivarit, është i lidhur me kompaninë Bemax të Malit të Zi.

Sipas tij, Bemax, një nga kompanitë më të mëdha ndërtimore, e ka themeluar një portal që e lidh jodrejtpërdrejt Abazoviqin me klanet kriminale në Malin e Zi.

Kryeministri Abazoviq ka ftuar prokurorin që të verifikojë pretendimet e tij.

Ai ka akuzuar zyrtarët nga partitë që duan të rrëzojnë Qeverinë, se po synojnë ta destabilizojnë Malin e Zi.

Ai e ka konsideruar deputetin, Predrag Boshkoviq të DPS-së dhe ministrin e Mbrojtjes, Rashko Konjeviq nga Partia Socialdemokrate (SDP), si “ekzekutorë politikë të destabilizimit të Malit të Zi”.

Boshkoviq i ka konsideruar deklaratat e Abazovbiqit si të pavërteta, dhe ka thënë se ato “nuk janë dëgjuar në politikë në 30 vjetët e fundit”.

Sipas tij, deklaratat e Abazoviqit shënjestrojnë kundërshtarët politikë.

Kush e kërkoi mocionin e mosbesimit?

Mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë e kanë iniciuar 36 deputetë të Partisë Demokratike të Socialistëve të presidentit, Millo Gjukanoviq, dhe një pjesë e partive të shumicës qeverisëse.

Për të rrëzuar Qeverinë, e cila deri më tani ka funksionuar si pakicë, janë të nevojshme votat e të paktën 41 deputetëve, nga gjithsej 81 sa janë në Kuvend.

Iniciativa për rrëzimin e Qeverisë, e prezantuar nga Partia Demokratike Socialiste e presidentit të Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, dhe një pjesë e partive në tjera, është shenjë pakënaqësie ndaj vendimit të Abazoviqit për nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore me Kishën Ortodokse Serbe.

Kjo marrëveshje u vlerësua si e dëmshme për interesat kombëtare të shtetit.

Iniciatorët po ashtu kanë vlerësuar se Qeveria ka pasur detyrë prioritare reformimin e sistemit gjyqësor dhe forcimin e sundimit të ligjit, ashtu që të përshpejtohet procesi i integrimit evropian.

“Për shkak të sjelljes së papërgjegjshme të Abazoviqit, që rezulton në rritje të tensioneve në shoqëri, dhe humbje potencialisht të pariparueshme të kohës për përmbushje të obligimeve nga agjenda jonë evropiane, Qeveria e ka humbur legjitimitetin e saj”, është thënë në iniciativë.

Votat e kujt janë të sigurta?

Iniciatorët për rrëzimin e Qeverisë kanë 36 deputetë të shumicës parlamentare, të udhëhequr nga Partia e Gjukanoviqit, e cila i ka dhënë më parë mbështetje pakicës së kryeministrit Abazoviq.

Së bashku me këtë parti, nismën për rrëzimin e Qeverisë e ka përkrahur edhe Partia Socialdemokrate, e cila ka dy poste ministrore, Socialdemokratët, që janë në opozitë, Partia Liberale dhe Bashkimi Demokratik i Shqiptarëve.

Qeveria e Abazoviqit është formuar më 28 prill, meqë në shkurt është rrëzuar Qeveria e Zdravko Krivokapiqit, pikërisht me iniciativën e Abazoviqit.

Qeveria e Krivokapiqit është formuar nga Fronti Demokratik, Demokratët, dhe Lëvizja qytetare, URA, e Abazoviqit.

Qeveria e ekspertëve, në krye me Krivokapiqin, dhe ajo e pakicës, në krye me Abazoviqin, janë formuar në bazë të rezultateve të zgjedhjeve të gushtit 2020.

Në atë proces zgjedhor, opozita e atëhershme pati mundur Partinë Demokratike të Gjukanoviqit (DPS) dhe partinë e saj partnere.

Në ato zgjedhje parlamentare, DPS ka humbur pushtetin pas 30 vjetëve dhe ka kaluar në opozitë.

Mundësi e re për të rrëzuar Qeverinë më 2 shtator

Nëse Qeveria e Abazoviqit mbijeton, e ardhmja e saj do të sfidohet sërish më 2 shtator, kur do të mbahet seanca e re e Kuvendit, me iniciativën e Frontit Demokratik dhe Demokratëve.

Këtë propozim e kanë paraqitur 32 deputetë, duke kërkuar njëkohësisht që në atë seancë të diskutohet edhe shkarkimi i kryetares së Kuvendit, Danijela Gjuroviq.

Si arsye për rrëzimin e Qeverisë, deputetët kanë përmendur humbjen e kapaciteteve funksionale dhe thellimin e krizës ekonomike.

“Qeveria e kryeministrit Abazoviq vazhdimisht ka treguar paaftësinë e saj për t’u mbrojtur nga ndikimet e brendshme destruktive politike, të cilat çuan në mosbesim të ndërsjellë dhe konfrontime të vështira brenda vetë Qeverisë. Kjo shkaktoi pasiguri dhe ekstremizëm të situatës në Mal të Zi.”

Partitë opozitare nuk kanë shpjeguar pse kanë propozuar një datë të re për diskutimin e rrëzimit të Qeverisë së Abazoviqit, kur të premten, më 19 gusht, do të votohet për diçka të tillë.

Dy nismat për rrëzimin e Qeverisë së Abazoviqit janë nënshkruar nga gjithsej 68 deputetë të partive në pushtet dhe opozitë, nga 81 deputetë sa janë në Kuvendin e Malit të Zi. /REL/

​Frontit Demokratik mbështet rikonstruktimin e Qeverisë së Malit të Zi

Një nga liderët e Frontit Demokratik, Andrija Mandiq, tha se 20 deputetë të kësaj partie janë të gatshëm që menjëherë ta nënshkruajnë propozimin për rikonstruktimin e Qeverisë së Malit të Zi.

Ai në seancën e Kuvendit, e cila po vazhdon ende, tha se nga grupi parlamentar URA, Civis dhe SNP kanë marrë një ofertë, iniciativën për rekonstruktimin e Qeverisë.

Ai theksoi se “Frontit Demokratik nuk i pëlqen gjithçka” në atë dokument.

“Por duke u nisur nga fakti se kjo është një mundësi e mirë për të gjithë ne që të jemi bashkë, që ata që fituan më 30 gusht të mund të mblidhen sërish. Përsa i përket DF-së dhe dy klubeve në të cilat ndodhen FD dhe Partia e Punëtorëve. 20 deputetët e DF janë gati dhe mund ta nënshkruajnë këtë menjëherë”, tha Mandiq.

Ai shtoi se presin që përmes procedurës normale dhe dialogut të mund të “rikthehemi më me sukses dhe më mirë, duke pasur përvojë me këto dy qeveri që funksionuan pas fitores së 30 gushtit, që tani me më shumë përvojë dhe harmoni të mund të bëjmë punën që kemi premtuar qytetarëve para datës 30 gusht”.

​Vazhdon seanca për shkarkimin e Qeverisë në Malin e Zi, Partia Boshnjake do të votojë pro

Pas një pauze disa orëshe dhe takimit të drejtuesve të partive që janë pro shkarkimit të Qeverisë në Malin e Zi, të drejtuar nga shqiptari Dritan Abazoviq, ka nis sërish seanca e Kuvendit.

Ndërkohë, Kryesia e Partisë Boshnjake në Malin e Zi, në bazë të rekomandimit të Komisionit Kryesor, në seancën e sotme ka marrë vendim që deputetët e BS-së të votojnë për mosbesim në Qeveri, ka bërë të ditur zëdhënësi i BS-së Adel Omeragiç.

Ai rikujton se kryetari i BS-së, Ervin Ibrahimoviç, në seancën e Qeverisë ka treguar qartë se një përcaktim i tillë i prioriteteve do të shkaktojë një krizë të fortë politike, të cilën po e shohim sot dhe e cila do ta ndalë rrugën tonë evropiane, si prioritet kyç i Qeverisë së 43-të”.

Nisma për t’i hequr votëbesimin qeverisë është kërkuar nga 36 deputetë të Partisë Demokratike të Socialistëve, të disa partive në koalicinonin qeveritar dhe partive të tjera, për shkak të ndalimit të Malit të Zi në rrugën e tij drejt Bashkimit Evropian dhe shtimin e tensioneve ndëretnike në vend.

Nismëtarët e mosbesimit e kritikojnë qeverinë duke theksuar se në vend të ndjekjes së rrugës evropiane, qeveria po kryen eksperimente politike. “Pas qeverisë së ekspertëve dhe (qeverisë) së pakicës, Mali i Zi nuk ka më kohë për eksperimente politike. Është koha që të kemi zgjedhje për një qeveri legjitime”, tha Danijel Zhivkoviç, përfaqësuesi i Partisë Demokratike Socialiste, të presidentit Milo Gjukanoviç.

Kryeministri Abazoviç tha se kërkesa për rrëzimin e qeverisë nuk ka të bëjë me proceset europiane, por me marrëveshjen që qeveria e tij arriti me Kishën Ortodokse Serbe. “Ju e keni dorëzuar iniciativën për shkak të Marrëveshjes bazë me Kishën Ortodokse Serbe. Ju thatë se ishte krim dhe tradhti ndaj interesave kombëtare dhe mos u fshihni pas evropianizmit tani”, tha zoti Abazoviç.

Vazhdon seanca e mocionit ndaj Dritan Abazoviq

Ka rinisur seanca në të cilën pritet të votohet mocioni ndaj kryeministrit të Malit të Zi, Dritan Abazoviq.

Kuvendi shkoi në pushim në ora 16:20, ndërsa u kthye vetëm pak minuta më parë.

Nuk dihet nëse Abazoviq do t’i mbijetojë këtij mocioni, por ajo që dihet deri më tani është se vetë kryeministri ka pasur disa takime me partitë parlamentare në Mal të Zi, ku është folur për një reformim të mundshëm të qeverisë.

Partia “Prava Montenegro” e gatshme të tërhiqet nga rrëzimi i Abazoviqit

Partia Prava Montenegro është e gatshme të tërheq mocionin e mosbesimit të thirrur për 2 shtator që synim ka të rrëzojë nga pushteti kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviq, nëse arrihet një marrëveshje.

Lideri i këtij subjekti, Marko Milaçiq tha pas takimit me Abazoviq se janë dëgjuar disa mesazhe se kryeministri aktual duhet të japë dorëheqjen, për të cilat ai është përgjigjur se mekanizmi do të kthehet në duart e presidentit Milo Gjukanoviq.

“U ra dakord që propozimi të miratohet në kuadrin e 32 deputetëve, pas së cilës nisma me shkrim do t’i dorëzohet Malit të Zi Demokratik, nëse arrihet një marrëveshje, jam i gatshëm ta tërheq vendimin për mosbesimin e Qeverisë”, tha Milaçiq.

Ai tha se deputetët presin që Abazoviq të paraqesë një plan të detajuar të parimeve dhe perspektivës së qeverisë.

“Ta harmonizojmë dhe nëse ka konsensus le t’ia propozojmë demokratëve, kemi kohë për këtë, Kuvendi duhet të zgjasë shumë, jo vetëm sot. Nëse nuk marrim një plan konkret përpara votimit, kjo do të thotë se dikush nuk dëshiron një marrëveshje dhe pastaj do të shohim se si do të zhvillohen gjërat”, u shpreh Milaçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat